Historia e Arjas 3-vjeçare e cila kishte probleme me dëgjimin, Rama: Ndërhyrja kirurgjikale doli me sukses! U financua 100% nga shteti (VIDEO)

Përmes një video të shpërndarë në faqen e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama ka publikuar historinë e vogëlushes Arja Mehmeti e cila i është nënshtruar një operacioni koklear pasi që në lindje ajo nuk mund të dëgjonte.

Të afërmit e vajzës bëjnë me dije se operacioni ishte i kushtueshëm me vlerë 30 mijë euro. Ky operacion është mbuluar 100% nga qeveria shqiptare. Mamaja e Arjas, thotë se ky ka qenë një ndër momentet më të gëzuara të jetës së saj.

"Unë jam Jutbina Mehmeti, mamaja e Arja Mehmetit. Arja është një vajzë e cila që në fillim ka qenë një luftëtare e vërtetë sepse ka lindur 34-javëshe. Unë e kam marr vesh për Arjan kur ka qenë 1 vjeç që nuk mund të dëgjonte. Ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës. Ka qenë fati i Arjas me ndihmën e bashkëqeverisjes që ëndrra e saj u realizua. Ka qenë një nga dëshirat më të mëdha të mia" - tha mamja e Arjës.

Ndërkohë halla e vajzës 3-vjeçare, Arlinda Mehmeti shprehet se fondi për operacionin ishte aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë por për shkak të koronavirusit proceset u vonuan. Ajo thotë se i është drejtuar shtetit shqiptar me një email ku i kishte kërkuar përshpejtimin e këtyre proceseve dhe se ka marrë aprovimin brenda 8 ditësh.

"Unë jam Arlinda Mehmeti, halla e vajzës. Arja duhet të kryente një operacion që kushtonte 30 mijë euro. Arja ishte në kohë në limitet e saj. Fondi ishte aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë por për shkak të pandemisë vonoi pak. Mendova që të shkruaj tek platforma e bashkëqeverisjes për të përshpejtuar procesit. Brenda 8 ditëve mora një email konfirmimi. Dhe u krye operacioni që rezultoi i suksesshëm" - tha halla e vajzës" - tha halla e vajzës.

 

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën