Historia e atentatit, përfundon
ballafaqimi i dytë Doshi-Bami

Historia e atentatit, përfundon<br />ballafaqimi i dytë Doshi-Bami
TIRANE -  Deputeti i përjashtuar nga PS Tom Doshi dhe Durim Bami, i akuzuar prej tij si personi që do ta vriste gjashtë muaj më parë nën urdhrin e Metës, kanë zhvilluar këtë të shtunë seancën e dytë të ballafaqimit mes tyre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Për afro 9 orë kanë qëndruar së bashku në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tom Doshi dhe Durim Bami. Burime nga Prokuroria kanë bërë me dije se dëshmitë e tyre kanë qenë kontradiktore duke pasur përgjigje të ndryshme për pyetjet e hetuesve.

Seanca  e ballafaqimit është ndërprerë dy herë për të pushuar, por pa dalë nga ambientet e akuzës. Durim Bami ka qenë i shoqëruar gjithë kohës nga Avokati Ilir Murati, i cili refuzoi komentet duke deklaruar se është sekret hetimore. 

durim bami
durim bami
Në rreth: Durim Bami
tom doshi
Tom Doshi duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

Në seancën e të premtes, biseda mes të cilëve është regjistruar me aparatura përgjimi, Bami i tha sy më sy Doshit se atentati është i sajuar nga deputeti dhe se Doshi duhet t’i japë fund kësaj historie. Deputeti i përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste artikuloi publikisht akuzat ndaj kryeparlamentarit Ilir Meta se ka urdhëruar dhe paguar për eliminimin fizik të tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi.

Ora 17:50 Ilir Murati: U bë një ballafaqim, ruaj sekretin hetimor
Ilir Murati, avokati mbrojtës i Durim Bamit ndërsa ka konfirmuar se ka qenë i pranishëm në ballafaqimin mes klientit të tij dhe deputetit Tom Doshi nuk ka pranuar që të japë detaje të tjera duke deklaruar se ruan sekretin hetimor.
 
“U bë një ballafaqim. Ruaj sekretin hetimor.  Nuk kam dijeni.”- tha Avokati Ilir Murati.



Ora 17:40 Përfundon ballafaqimi i dytë mes Tom Doshit dhe Durim Bamit
Për afro 9 orë kanë qëndruar së bashku në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tom Doshi dhe Durim Bami. Burime nga Prokuroria kanë bërë me dije se dëshmitë e tyre kanë qenë kontradiktore duke pasur përgjigje të ndryshme për pyetjet e hetuesve.
 
Nga po të njëjtat burime mësohet se Tom Doshit dhe Durim Bami kanë qenë përballë njeri-tjetrit për rreth 4-5 orë, ndërsa pjesa tjetër e kohës është vënë në dispozicion të analizimit të dëshmive.

Burime jo zyrtare kanë bërë të ditur se deputetit Tom Doshi ka këmbëngulur dhe në ballafaqim të dytë për versionin e ndryshuar sipas tij nga Durim Bami.
Sipas të njëjtave burimeve Tom Doshi ka deklaruar se nuk ka patur asnjë arsye për ta njohur Durim Bamin më parë sipas tij gjithçka ka nisur pasi ia ka prezantoi Mark Frroku
 
Seanca  e ballafaqimit është ndërprerë dy herë për të pushuar, por pa dalë nga ambientet e akuzës. Durim Bami ka qenë i shoqëruar gjithë kohës nga Avokati Ilir Murati, i cili refuzoi komentet duke deklaruar se është sekret hetimore. 

Ora 08.57 Doshi në prokurori për ballafaqimin me Bamin
Rreth dy minuta pas Bamit, në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda mbërriti deputeti i Shkodrës Tom Doshi.

Ora 08.55 Mbërrin Bami në Prokurori
I akuzuaru nga Doshi si vrasës me pagesë, Durim Bami mbërriti në orën 08.55 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të vijuar seancën e dytë të ballafaqimit me deputetin Tom Doshi. 

Ballafaqimi i pare i Doshit me Bamin te premten ne Prokurori
Për dy orë e 30 minuta Tom Doshi dhe Durim Bami, i akuzuari nga vetë deputeti i përjashtuar nga PS si vrasësi i paguar nga Meta për eliminimin fizik të tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi, janë ballafaquar me njëri-tjetrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Burime nga organi i akuzës thanë për A1 Report se ashtu sikurse në dëshminë e parë para prokurorëve, këtë radhë sy më sy me Doshin, Bami i ka qëndruar versioni të tij se është porositur nga deputeti i Shkodrës për të sajuar historinë e atentatit.   

Burime nga grupi hetimor konfirmuan për A1Report se seanca e dëshmisë ka qenë intensive dhe e tensionuar, ndërsa Bami ka qenë gjatë gjithë kohës i veshur me antiplumb.
Më 3 mars Bami dëshmoi para prokurorëve se atentati ishte një sajesë e deputetit Doshi. Bami aktualisht mbahet nën masën e sigurisë arrest me burg si person që ka dijeni për atentatin e organizuar ndaj Doshit.

Ballafaqimi nisi në orën 09.00 ndërsa Tom Doshi u largua në orën 11.30 nga organi i akuzës duke ia lënë radhën ballafaqimit të Bamit me shoferin e Tom Doshit pasi ai konsiderohet si një dëshmitar i gjithë bisedave që deputeti ka bërë me personat e tjerë të implikuar në këtë çështje.



Te gjitha zhvillimet ore pas ore

Ora 17.30 Te shtunen Doshi sërish në Prokurori
Burime nga organi i akuzës thanë se deputeti i përjashtuar nga grupi parlamentar socialist do të jetë sërish i pranishëm te shtunen në prokurori ku pritet që të vazhdojë ballafaqimi.

Ora 17.15 Prokuroria: Mund te kete perballje Doshi-Bami-Frroku-Skenderi
Prokuroria nuk përjashton dhe ballafaqimin ndërmjet Doshit, Bamit dhe deputetit Mark Frroku e Fatjon Skënderit të përmendur si ndërmjetës të atentatit, por ende nuk është marrë një vendim për të kryer këtë ballafaqim.


Ora 16.50 Bami lë Prokurorinë, mbaron ballafaqimin me shoferin e Doshit
Bami këtë të premte është ballafaquar në një seancë dhe me shoferin e deputetit Doshi dhe dy nipërit e deputetit. Pas ballafaqimit me Bamin dhe lënies së ambienteve të prokurorisë deputeti Doshi ka refuzuar të japë një përgjigje për mediat.




Ora 16.30 Bami në Prokurori me antiplumb
A1 Report mëson se Durim Bami ka qenë me antiplumb në momentin kur ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Burime të sigurta nga organi i akuzës thanë për A1 Report se Bami kishte antiplumb dhe se e ka hequr atë në momentin që është futur në Prokurori për të dëshmuar për çështjen “Doshi”

durim bami
Ora 12:50 Durim Bami ballafaqim me shoferin e Doshit
Durim Bami i cili ka nisur sot ballafaqimet në Prokurori për dëshmitë e tij, pas përballjes me Doshin tani po ballafaqon dëshminë me shoferin e këtij të fundit. Shoferi i Doshit është përfshirë në këtë çështje nga vetë deputeti Tom Doshi pasi konsiderohet si dëshmitar i të gjitha takimeve që ka bërë Doshi me personat që janë marrë deri më tani në pyetje.

Ora 11:35 Del Doshi nga Prokuroria
Tom Doshi është larguar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rreth 2 orë e 30 minuta pas ballafaqimit me "vrasësin" Durim Bami. 



Ora 09:35 Burime nga Prokuroria: Do ballafaqohen edhe Fatjon Skënderi me Mark Frrokun
Sipas burimeve të prokurorisë ka shumë mundësi që pas përballjes së Doshit dhe Bamit të ballafaqohen edhe Mark Frroku me Fatjon Skënderin i cili ka ardhur nga Gjermania për të dëshmuar në lidhje me përfshirjen e tij në këtë çështje. 

Ora 09:00 Bami e Doshi mbërrijnë në Prokurori
Doshi dhe Bami kanë mbërritur në prokurori rreth orës 09:00 për t’u vënë përballë njëri- tjetrit në mënyrë që të hidhet dritë mbi ngjarjen që tashmë ka përfshirë një numër të madh personazhesh të politikës por jo vetëm. 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën