Historia e errët, të rinjtë Europianë në ish-burgun e Spaçit! Massafra: Domosdoshmëri ngritja e muzeut të kujtesës

Për të pestin vit radhazi u organizua “International Summer Camp 2023” me pjesëmarrjen e shumë të rinjve nga vende të ndryshme të Europës. Në turin e tyre vizituan ish-burgun famëkeq të Spacit, ku të rinjtë u njohen me historikun e të kaluarës komuniste ndërsa ndanë dhe eksperiencat e ndryshme nga vëndet e tyre.

"Kemi patur këtë vit nga Lituania, nga Gjorgjia, nga Rumania por kemi patur këtë rradhë dhe nga Ukraina. Ëshët një risi.Për herë të parë kemi patur një prurje dhe interes nga të rinjtë dhe të reja nga Shqipëria. Kemi patur shumë regjistrime në krahasim me vitet e tjera", tha Luigj Mila drejtues i organizates "Muzeumi i Burgut te Spaçit".

"Për të kuptuar më shumë se çfarë ka ndodhur në këtë vend duhet se s’bën të vish këtu, të shikosh se si janë ambiente, të shikosh se si ky burg është i rrethuar nga malet dhe nuk ka asnjë mënyrë shpëtimi për çdo të burgosur që ka qenë këtu”, u shpreh Megi Marku pjesëmarrese në kampin veror.

Aqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult Imzot Angelo Masafra dhe kryebashkiaku i Mirditës, Albert Melyshi thanë se është domosdoshmëri ngritja e muzeut të kujtesës në Spaç.

Është e domosdoshme.Shteti është i shurdhër që burgu i Spaçit të bëhet muzeum Kombëtar duke mos shkatërruar më gjithçka dikur u shkatërrua”, tha Angelo Massafra Arqipeshkv i Dioqezes Shkodër-Pult.

"Përpjekjet e para për këtë vend unë i kam nisur që në ditën e parë të punës sime si kryetar i Bashkisë. Pikërisht ne duhet ta përpiqemi ta kthejmë ashtu sikurse është , po ashtu të jetë dhe pronë e banorëve. Mund të fillojmë ta nxisim dhe ta promovojmë sidomos për të rinjtë në shkolla për ta kuptuar në të vërtetë se çfarë ka qenë", tha Albert Melyshi Kryetari i Bashkisë Mirditë.

Të reja nga Gjermania, Lituania, Gjeorgjia, Rumania, Ukraina dhe Shqipëria, përveç ish Burgut të Spaçit gjatë kampit në Shqipëri vizituan dhe ambientet e Bunk Art2 dhe Kishën e Rubikut.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Martin: 01/09/2023 16:08

    mos beni muzera koti, por rafshohini keto monsta te kammunizmes se tmeruat boten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja