Historia e italianit që u dorëzoi
shqiptarëve depot e ushtrisë së tij

Historia e italianit që u dorëzoi<br />shqiptarëve depot e ushtrisë së tij
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 95-vjetorit të Luftës epope të 1920-s, ku nderoi me titullin ““Nderi i Kombit”, Komitetin “Mbrojtja Kombëtare” e Luftës së Vlorës 1920.

Në këtë ceremoni solemne, Nishani dekoroi gjithashtu  me Titullin e lartë “Nderi  i Kombit” (pas vdekjes), edhe Osman Haxhiun, Selam Musain, Zigur Lelon,  Sali Muratin,  Sado Koshenën, Kanan Mazen dhe Ahmet Cane (Lepenicën) me motivacionin: “Për veprimtari të shquar në luftërat për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut, si dhe trimërinë e vetëmohimin në organizimin e luftës epope të Vlorës të vitit 1920”.

“Në 1920-n, Vlora dhe vlonjatet i janë mirënjohës pjesës tjetër të Shqipërisë për ndihmën që iu dha në këtë luftë. Lufta e Vlorës ka qenë e para luftë e suksesshme antikolonialiste në shekullin XX. Atyre që organizuan, drejtuan Luftën e Vlorës, si dhe gjithë atyre që e bënë atë me armë në dorë, ne u jemi dhe do t’u jemi mirënjohës përjetë”, tha Nishani.

Presidenti përmendi dhe rastin e një italiani që u dorëzojë shqiptarëve depot me armë të ushtrisë italiane.

“Dua të përmend edhe një hero i Luftës së Vlorës siç ishte Giovanni Valencia, një nënoficer i Ushtrisë italiane, i cili me bindjen dhe ndërgjegjen e tij jo vetëm si ushtarak, por edhe si njeri, duke parë padrejtësinë e madhe të pushtuesve, tek të cilët për fat të keq ai bënte pjesë në atë kohë kur erdhën në Shqipëri, vendosi t’u dorëzojë luftëtarëve shqiptarë të gjitha depot e armëve italiane në Panaja, duke kontribuar shumë në fitoren e luftës nga forcat shqiptare të asaj kohe. Giovanni Valencia nuk ishte  tradhtar i shtetit të tij. Ai ishte një nga pionierët e një Italie të re, i asaj të sotme, e cila marrëdhëniet me vendet fqinje e më gjerë nuk do të kërkonte t’i vendoste me anë të kanonierave, por me anë të miqësisë e bashkëpunimit të sinqertë”, tha Nishani.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)