Historia e kapitenit të Kriketit
 pa krahë që kur ishte 8 vjeç

Historia e kapitenit të Kriketit<br /> pa krahë që kur ishte 8 vjeç
INDI-​ 26-vjeçari indian ka humbur gjymtyrët e sipërme në një aksident, por kjo nuk e ka shkurajuar atë në realizimin e ëndrrës së tij. Në lojë përdor një teknikë të veçantë.
 
Amir Hussain Lone, ka humbur të dy krahët në moshën 8 vjeçare. Ishte mjaftueshëm i rritur për të kuptuar çfarë i kihste ndodhur, por jo aq sa për humbur shpresën dhe aftësinë për të ndjekur ëndrrën që për shumë të tjerë u duk e pamundur: të bëhej një kampion kriketi.
 
Amir ishte rritur në atë mënyrë sepse babai i tij prodhonte shkopin e kriketit.

kriket
 
Për këtë djalë të rritur në shtetin e Kashmirit ekzistonte dëshira e madhe për të ndjekur shembullin e Sachin Tendulkar,  ish-kriketisti indian, i konsideruar si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.
 
Më pas ndodhi incidenti, humbja dramatike e krahëve. Njerëzit e shkurajonin. “Edukimi nuk është për ty”, i thonin mësuesit e pamatur, të bindur që me mungesën e duarve me të cilat bëhet çdo gjë, jeta për të do të ishte e vështirë dhe pse jo e pakapërcyeshme.
 
Por i ati reagonte ndryshe dhe e mbështeste Amirin në plotësimin e ëndrrës së tij. Bën çdo gjë  për ta kuruar djalin, por fati i Amirit ishte të jetonte pa krahë. I fortë, Amir Hussain nuk u dorëzua në asnjë moment. Shet kikirikë për të blerë libra, mëson të vishet, të lahet, e të hajë vetë. Në pak kohë ai mëson edhe të luajë në mënyrë kreative kriket.
 
E mban shkopin mes qafës dhe shpatullës, duke e mbështetur në faqe dhe më pas prêt topin… kjo është teknika e tij e kriketit. Sot Amir është kapiteni i skuadrës së Kashmirit në para-kriket. Por i deklaron se nuk ka ndërmend të ndalojë këtu, pasi dëshiron të luajë në kombëtaren indiane. Dhe askush nuk do të mund ta shkurajojë .

Redaksia Online
(U.S/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi