E ndërtuar në vitet ‘20, banesa e Babametove, ngrihet në zonën më të frekuentuar turistike. Muret e katit përdhes janë të mesit të shekullit XVII, në kohën e përtëritjes nga njëri prej zjarreve shkatërrues të rënë në atë periudhë në pjesën e pazarit.
E lindur prej hirit të saj, kjo ndërtesë e re, më e lartë tashmë, ka pritur tregtarë për thuajse 100 vjet te ekzistencës së saj. Në marrëveshje me pronarët, godina e sapo restauruar, do të kthehet një vend për studiuesit e ardhshëm të historisë së Gjirokastrës.
Financimi i procesit të restaurimit u mundësua nga Agjensia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe një pjesë e fondeve u mundësua nga Packard Humanities Institute.
/Shqiptarja.com