TIRANË - Ish-shtëpia publike e Tiranës në vitet 1935-1936 është kthyer sot në mollë sherri mes familjeve qe jetojnë aty që para viteve `90, përmbaruesve dhe policisë.
Përplasjet kanë qenë të forta, pasi tri prej familjeve, të cilat u nxorrën jashtë, nuk lejonin përmbaruesit të hapnin dyert. BËhet fjalë për familjet e Lutfi Bollatit, Arben Xhaferrit dhe Ridvan Rexhepit.
Dy të parat janë vendosur në godinën e ish-hotel "Ferrara" me leje të Komitetetit Ekzekutiv të periudhës së diktaturës, pasi godina ishte shtetëzuar.
Ndërsa, pas viteve `90, pikërisht më 15.10.1993, pronari i vjetër të saj, Beqir Kallçiu, e ka kthyer truallin në emër të tij, të cilin familja e tij e kishte pronë të vetën që në vitin 1913.
Trashëgimtarët e Kallçiut dhe pronarë të tjerë të së njëjtës familje kanë kërkuar që prona t'u kthehet dhe në bazë të aktit normativ të qeverisë shqiptare të vitit 2012, familjet qe jetojnë aty, duhet të dalin jashtë. Por, familjarët kanë të tjera pretendime, duke akuzuar për akte korrupsioni.
Megjithë përpjekjet e tyre, familjet janë nxjerrë jashtë, ndërsa kërkojnë që të gjendet një strehë tjetër për ta. Ndërsa avokati i familjeve i ka kërkuar policisë që të mos ushtrojë forcë, pasi mund të ketë dhe parregullsi, ndërsa procesi është në gjykatë.
Shtëpia në fjalë, në rrugën “Kont Urani”, ka pasur deri para pak kohësh 6 familje brenda. Dy jetojnë aktualisht në Amerikë, ndërsa katër gjendeshin aty deri sot, kur u nxorrën jashtë.
Por, godina nuk është e njohur për problemin e fundit me pronësinë. Ajo u ndërtua në vitin 1935 nga një italian dhe që nga ajo kohë, u quajt hotel “Ferrara”. Në fakt, vetëm emri ishte i tillë, sa për sy e faqe, pasi ajo shërbeu si shtëpi publike.
Arkitektura ishte thuajse e njëjtë me shtëpitë e asaj kohe, por ndryshe nga banesat e zakonshme, dhomat ishin më të vogla, sa për të zënë një krevat dopio; dritaret po ashtu dhe perdet ishin të errëta.
Siç njihej dhe ndryshe me emrin “Kuplaraja”, pas mbarimit të luftës, u shtetëzua dhe vite më vonë, u vendosën në të shumë familje, të cilat jetuan aty deri të enjten e 29 gushtit 2013.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com