Historia e nënë Miriban...pas shumë vitesh sheh dritën e diellit si vite më parë

Historia e nënë Miriban...pas shumë vitesh sheh dritën e diellit si vite më parë

Nënë Miribani ka arritur që të shoh dritën e diellit ashtu si shumë vite më parë. Ajo i është nënshtruar operacionit në qendrës spitalore “Nënë Tereza”, ku krahas ndërhyrjes ka përfituar edhe syzet falas. Lajm është dhënë nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ajo ka njoftuar se fatin e nënë Miribanit kanë pasur edhe 1099 pacientë të tjerë.

"Ku ka si drita e syve! Nënë Meribani ka kryer ndërhyrjen në sy dhe ka përfituar lentet falas në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Janë 1099 pacientë që e kanë përfituar paketën e plotë të kataraktit pa pagesë! Më parë, i kushtonte të moshuarve mesatarisht 35 mijë lekë të reja/lente sot ndërhyrja + lentet janë falas", shkruan Manastirliu.

Postimi i plotë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geke: 13/07/2019 12:23

    Po pse genjeni kaq shume o qelbesira... edhe ne shtet edhe ne privat eshte me pagese o genjeshtare....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore