Historia e shqiptarit i njohur si 'Dracula'/ Si u shndërrua nga 'mbreti i vjedhjeve' në vullnetar në famulli në Itali

Historia e shqiptarit i njohur si 'Dracula'/ Si u shndërrua nga 'mbreti i vjedhjeve' në vullnetar në famulli në Itali

ITALI-Nga "mbreti i vjedhjeve" në vullnetar në një famulli. Ky është rasti i 29-vjeçarit, Avram Shkelzer i njohur me nofkën "Drakula". 29-vjeçari ishte kreu i një bande hajdutësh shqiptar dhe italianë, të cilët mes viteve 2015-2017 kanë vjedhur dhjetëra banesa në Rivergaro, Piacenza dhe Podenzano.

Shkelzer që prej muajit dhjetor të 2017 ishte në arrest shtëpie. Ai kishte marrë dy dënime; ishte dënuar me 3 vite e gjashtë muaj pasi akuzohej për disa vjedhje në Valtrebbia. Më pas në nëntor të 2018, shqiptari u dënua me procedurë të shkurtuar me 6 vite e 4 muaj. Për këtë dënim të fundit, mbrojtja ankimoi vendim.

Gjykata e Apelit e Bolonjës, pranoi kërkesën e avokatit mbrojtës Mauro Pontini dhe nga dënimi me burg u kthye në shërbim vullnetar në një famulli të Romagës. Prifti dha dakordësinë e tij dhe tani "Drakula" do të ndihmojë në famulli dhe do të shpërndajë ushqimet në një kuzhinë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron, një grusht militantësh te rruga e ‘Elbasanit’! Bllokojnë makinat në trafik

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron, një grusht militantësh te rruga e ‘Elbasanit’! Bllokojnë makinat në trafik