
10-vjeçarja Yana u përpoq t’i shpëtonte luftës në Ukrainë, por nuk ia doli dot. Një javë më parë Yana ishte në stacionin e trenit Kramatorsk kur u godit nga një raketë ruse. Vogëlushja humbi të dyja këmbët e saj nga raketa që e goditi, ndërsa në stacionin e trenit e humbi edhe kontaktet me të ëmën.
Historia raportohet nga Korrespondenti i Sky News, Mark Stone, i cili shkruan se me kërkesë të mjekëve të spitalit nuk ia ka publikuar fytyrën 10-vjeçares.
Lajmi kryesor:
Moska e pranon: Anija ruse që u godit nga Kievi u fundos! Rusia akuzon ukrainasit për bombardimin e fshatrave ruse, ata e mohojnë! Biden: Gati të shkoj në Kiev









