Një nga veprat më të bukura dhe më të vështira në interpretim, ndër më kulmoret e krijimtarisë së kompozitorit të famshëm rus, Igor Stravinski u rikthye në Durrës

''Historia e Ushtarit'' u risoll në qytetin bregdetar pas më shumë se një dekade, por këtë herë nën interpretimin e instrumentistëve të Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura.

Një përrallë muzikore magjepsëse, ku muzika, fjala dhe lëvizja ndërthuren për të rrëfyer fatin e një ushtari që i shet shpirtin (dhe violinën e tij) djallit…

“Historia e Ushtarit” është konsideruar një vepër që i flet publikut të përbotshëm, në të gjitha periudhat.

Për instrumentistët e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, interpretimi i kësaj vepre është një sfidë e vështirë, por e bukur dhe plot emosicion.

Një vepër e përjetshme, pjesë e të cilës janë  ironia, ritmi dhe poezia ringjalli edhe kësaj here  tek artdashësit durrsakë emocionet e forta që vetëm muzika e mirë, aktrimi dhe interpretimi i shkëlqyer mund të përcjellin.