Historia e veçantë e edukatores në pension, kaloi një jetë me vogëlushët! Rabia Uka: Pas 25 vitesh, nxënësja më shërbeu si mjeke në spital! Më mungon puna ime

Rabia Uka është 65 vjeçe, por nuk ndjehet e moshuar. 40 vite pune me fëmijët si edukatore dhe shpirti I saj ka mbetur, fëmijëror dhe I mbushur plot dashuri.

“Përvoja ime si edukatore më ka mësuar shumë. Do  thotë dikush  ça ka mësuar dikush nga këto fëmijë?! Jo, jo kam mësuar shumë se ata po tëulesh ne nivelin e atyre e te behësh si fëmije ata janë shume te drejte, shume te padjallëzuar, flasin botën e brendshme.”

Nuk ka shumë kohë në pension, vetëm 5 vite. Boshllëkun nga fëmijët e kopshtit nuk ia ka zëvendësuar as nipërit e mbesat e saj.

“Është diçka që mua më mungon shumë.”

Duke iu kthyer kujtimeve, tregon se puna si edukatore i ka mësuar shumë, mes të cilave të kërkoj falje.

“Një moment ku unë kisha afishuar vizatimet më të bukura të fëmijëve, një fëmijë më është prek shumë. Ai ishte një fëmijë vërtet shumë I zgjuar ,momenti që afishova punimet filloi të qaj pse unë nuk kisha afishuar punimet e tij. Ai kishte bërë diçka me ngjyrë të verdhë në atë fletë që i kisha dhënë dhe mua m’u duk si gjë e pavlerë. Ishte gabim nga ana ime shumë. Kur e pashë që ai po qante e afrova afër dhe e pyes ;Pse qan? Tha DUA DHE UNë. Do ta vendo mësuesja nesër I thashë se nesër do bëjmë një vizatim më të mire, për ta bindur e bindja e tij ishte më e forte dhe I thashë: Çfarë ke bërë të keqen mësuesja , çfarë është kjo, të ka edukatorja xhan , mos qaj dhe e qetësova. Më tha unë te shtëpia ime , unë e kam pare në televizor që shpërtheu vullkani dhe menjëherë jam step dhe me thënë të drejtën gat isa nuk shpërtheve në lot se vërtet fëmija kishte të drejtë dhe I thashë më fal. Ne duhet të kërkojmë dhe falje para fëmijëve.

Një moment tjetër emocionues edukatorja veçon takimin pas 25 vitesh me nxënësen e saj. Një takim I pazakontë në spital, ku fëmija që ajo u kujdes në kopsht 4 vjeç ishte kirurgia që I shërbeu në operacion.

“Kur më shikon : Oh mësuesja ime, më erdhi shumë zor në dhomë see ishim 4-5 veta  e unë nuk kisha tregu ku punoj e më thotë oh mësuesja ime dhe e përqafoj. S’më kujtohej. U mblodhën mjek e të gjitha . Mua më kujtohej po kishte ndryshuar . Më mbante mend e më ka qëndruar në gatishmëri për shërbimin.”

Mungesën e fëmijëve që kujdesej në kopsht, tani që është në pension edukatorja e shfaq kudo, në parqe e shëtitore ku të gjithë vogëlushët dëshiron t’u dhuroj një përqafim.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja