Alyona Batochka është një vajzë e vogël nga qyteti i bombarduar i Kharkivit  që ka arritur e sigurt në Rumani.

 “Na u deshën pesë ditë që të largoheshim nga shtëpia...babai e lamë atje, shtëpinë, shkollën, ekipin tim të këecimit dhe është vërtet e vështirë për ne sepse pjesa më e madhe e familjes sime në Kharkiv", tha e vogla për një gazetar në CNN.

Me naivitetin e bukur që karakterizon çdo vajzë në moshën 14-vjeçare, Alyona tha se do t'i kërkonte Putin të ndalonte luftën.

"Të lutem ndalo luftën, kështu do t'i them Putin", u shpreh ajo.

"Do të kthehem në shtëpinë time, tek babai im. Shpresoj shumë, shpresoj shumë," tha ajo.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Rusia vijon bombardimet, rrethon Mariupolin! SHBA: Po afrohen drejt Kievit! Autokolona gjigande është shpërndarë! Biden ndalon importin e havjarit dhe vodkës: Putin e humbi luftën