Historia e Zonjës së Parë Jill Biden/ Nga auditoret e universiteteve në Shtëpinë e Bardhë

“Mësimdhënia nuk është ajo çfarë bëj, është ajo që jam”, e personifikon veten kështu veten Jill Biden, gruaja e cila nga 20 janari do të jetë Zonja e Parë e SHBA, por që gjatë gjithë jetës i është përkushtuar të rinjve dhe mësimdhënies.

Ajo lindi në vitin 1951 dhe u rrit në një periferi të Filadelfias dhe është më e madhja e 5 motrave. Babai ishte një nëpunës banke ndërsa nëna shtëpiake.

Znj. Biden, 69, për dekada të tëra ka punuar si mësuese,  ka një diplomë bachelor, dy diploma master dhe një doktoraturë arsimi nga Universiteti i Delaëare.

Para se të zhvendosej në Uashington, ajo dha mësim në një kolegj, në një shkollë të mesme publike dhe në një spital psikiatrik për adoleshentë.

Jill, u takua me presidentin e zgjedhur Joe Biden kohën kur po shkurorëzohej nga burri i saj i parë. Ajo takoi senatorin e ri në një kohë tejet të vështirë pasi ai kishte humbur bashkëshorten dhe të bijën në një aksident automobilistik.

Çifti u martua në vitin 1977 dhe Jill u bë nëna e djemve të tij, Hunter dhe Beau, nga martesa e të dyve erdhi në jetë një vajzë Ashley, e lindur në vitin 1981.

Në viti 2007 në librin e kujtimeve, Joe ka shkruar se “Ajo më ktheu jetën. Ajo më bëri të filloj të mendoj se familja ime mund të jetë përsëri e plotë”.

Jill ka qënë shtysa kryesore për Joen për të tejkaluar tragjeditë të cilat e goditën herë pas here presidentin, e fundit vdekja e të biri Beau, nga tumori në 2015.

Jill Biden, rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, si Zonjë e Parë pasi qëndroi aty për 8 vite zi zonjë e dytë.  Megjithatë ajo deklaron se njëjtë siç veproi në 8 vite, gjatë presidencës së Obamës, ajo nuk do të heqë dorë nga mësimdhënia.

Gjatë fushatës ajo deklaroi se do të vazhdonte të jepte mësim profesoreshë e gjuhës angleze në një kolegj komuniteti në Virxhinian Veriore – ku studentët thonë se ajo sillet njësoj sikur të jetë nxënëse.

Ajo është e shquar edhe për përpjekjet e saj  për ngritjen e vetëdijes për çështjet e grave,  për parandalimin e kancerit të gjirit, duke theksuar rëndësinë e arsimit dhe kolegjeve të komunitetit si dhe ndihmën për familjet ushtarake.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë