Historia frymëzuese e 25-vjeçares nga Tirana, ia del të shpëtojë pas 3 ndërhyrjesh kirurgjikale të vështira në mëlçi

Historia frymëzuese e 25-vjeçares nga Tirana, ia del të shpëtojë pas 3 ndërhyrjesh kirurgjikale të vështira në mëlçi

TIRANË- Arjola 25 vjeçare është një vajzë e fortë, e cila ia ka dalë që të mbijetojë edhe pas tre operacioneve të vështira në mëlçi. Pas 30 ditësh të vështira në terapi intensive, sot Arjola është shëndoshë e mirë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka pasur një falenderim për punën e ekipit të mjekëve të klinikës 3 të Kirurgjisë prof. Arben Gjata, dr. Endri Shehu, dr. David Bellalla dhe dr. Anesti Caka.

"Pas 30 ditësh të vështira në terapi intensive mes momenteve shumë delikate dhe shpresës për mbijetesë, 25 vjeçarja nga Tirana ja ka dalë për mrekulli të shpëtojë, pas 3 ndërhyrjesh kirurgjikale të vështira në mëlçi. Punë e shkëlqyer e ekipit të mjekëve të klinikës 3 të Kirurgjisë prof. Arben Gjata, dr. Endri Shehu, dr. David Bellalla dhe dr. Anesti Caka. Shërim të shpejtë Arjola", shkruan Manastirliu.

Postimi i plotë i ministres Ogerta Manastirliu

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen