Pas hyrjes në shtëpinë e Big Brother Joana deklaroi ndarjen nga i fejuari i saj prej gjashtë vitesh, pasi siç shpjegoi ajo dy vitet e fundit kishin qenë mjaft të vështira dhe mes tyre kishte mbaruar pasioni. Ndërkohë gjatë qëndrimit në BB6 mes saj dhe Anaidit nisi një lidhje dashurie, e cila zgjati vetëm brenda shtëpisë.

Në mënyrë krejt të papritur Anaidi, djali për të cilin Joana ishte gati të linte lojën dhe çmimin e madh, deklaroi se  ishte single dhe se me Joanën nuk kishte asgjë. Sipas tij, ishin deklaratat e Joanës ato që e kishin shtyrë të merrte këtë vendim, por edhe ndikimi i familjes, i cili qartazi nuk ishte në favor të Joanës.

joana bb6

Ndarja që Anaidi bëri live nga ajo në Fun Club duket se i shtoi mjaft pikës Joanës, e cila në lojën e saj kishte treguar ndjenjë dhe gatishmëri për të ikur nga loja dhe Anaidi të shkonte në finale.  Anaidi nga ana e vet pohoi se do të qëndronte single për shumë kohë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)