Pas 36 vitesh, motrat binjake me origjinë nga Koreja e Jugut, të ndara që në lindje nga njëra tjetra dhe të adoptuara nga dy familje amerikane, u bashkuan me njëra-tjetrën në një takim më shumë se emocional.
As Molly Sinert dhe as Emily Bushnell nuk e dinin se ishin binjake dhe nuk kishin shumë informacion për prejardhjen e tyre derisa të dyja veçmas filluan të zbulojnë sekretet e së kaluarës së tyre përmes testeve të ADN-së.
Testet e ADN-së të kryera në mënyrë të pavarur nga dy vajzat muajin e kaluar treguan se ato ishin adoptuar. Të dy binjaket filluan të komunikonin, duke shkëmbyer histori dhe foto.
Gratë u befasuan kur mësuan se secila kishte një binjake diku në botë dhe për të festuar ditëlindjen e tyre këtë vit u takuan ballë për ballë për herë të parë që kur kishin lindur. Është e panjohur arsyeja pse dy gratë ishin ndarë si bebe, por të dyja arritën të përfundonin mijëra milje larg në SHBA brenda disa muajve nga lindja e tyre. Molley Sinert u adoptua nga një familje hebreje në Florida, ndërsa Bushnell u adoptua po ashtu nga një familje hebreje, në Pensilvani. Ato u takuan në ditën e ditëlindjes së tyre të 36.
Bushell 'Unë mund ta them me sinqeritet këtë. Mua më kanë grabitur 36 vitet e fundit të një jete që mund të kisha pasur me binjaken time. Por në të njëjtën kohë, unë jam shumë mirënjohëse dhe e ngazëllyer për atë që na pret '
Binjaket filluan të flasin me njëri-tjetrin, duke shkëmbyer fotografi dhe histori.