Historia tronditëse në familjen kosovare në Zvicër, mbajti si skllave 4 nuset e djemve për 16 vite! Njëra nga vajzat iu shit për 300 euro

Historia tronditëse në familjen kosovare në Zvicër, mbajti si skllave 4 nuset  e djemve për 16 vite! Njëra nga vajzat iu shit për 300 euro

65-vjeçari kosovar i arrestuar në Zvicër

Një 65-vjeçar kosovar në Zvicër, i njohur vetëm si Albrim F. bashkë me 4 djemtë e tij, ka mbajtur 4 vajza si skllave. Kjo histori e paprecedentë është publikuar nga gazeta zvicerane “Blick”, ku në artikull thuhet se gratë, të cilat kur u morën ishin të moshave nga 14 deri në 17 vjeç u mbajtën si skllave për 16 vjet dhe pa e vënë re askush.

"Viktima e parë ka qenë nga Shqipëria, e cila u soll në Zvicër në vitin 2003. 17-vjeçarja askohohe e njihte burrin e saj vetëm nga fotot. Prindërve të 17-vjeçares iu premtuan se vajza e tyre do të kishte një jetë më të mirë në Zvicër.Vajza tjetër ishte vetëm 14-vjeç, jetonte në varfëri dhe sipas hetuesve, prindërit e saj ia shitën familjes kosovare për një shumë prej 300 eurosh”, thuhet në artikull.

“Jeta gjoja më e mirë doli shpejt të ishte një kurth. Sipas aktakuzës, babi i djemve Albrim F. i udhëzoi djemtë e tij saktësisht se si të silleshin me “gratë” e tyre: me dhunë brutale fizike dhe psikologjike. Gratë janë rrahur, poshtëruar, kërcënuar me vdekje, izoluar dhe dhunuar vazhdimisht nga anëtarët e familjes.”, shkruan media zvicerane

Media zvicerane shkruan se njëra prej grave është dhunuar dhe kur ka qenë shtatzënë. Njëra prej viktimave duhej t'i lante këmbët vjehrrit dhe kunatit çdo mbrëmje.  Gratë rrallë lejoheshin të dilnin vetëm nga banesa dhe nuk kishin pothuajse asnjë kontakt me familjet e tyre në shtëpi. Dhe duhej të bënte punët e shtëpisë nga mëngjesi në mbrëmje.

Javën e ardhshme, prindi kosovar dhe katër djemtë e tij do të dalin para Gjykatës të qarkut në Moutier, në kantonin Jura afër Bernit. Sipas aktakuzës gratë janë izoluar, kërcënuar, përdhunuar dhe mbajtur si skllave. Ndërkohë të arrestuarit mohojnë akuzat.

“Burrat mohojnë të kenë kryer ndonjë gjë të paligjshme. Gratë ishin dakord me gjithçka”, thotë avokati i tyre.

Më 2019, sipas gazetës zvicerane, gratë arritën të ikin nga banesa ku mbaheshin. Tani janë në një vend të sigurt dhe mbrohen nga autoritetet. 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/11/2022 00:46

    Keta nuk njohin as Kanun,as ligj modern e klasik,keta njohin vetem ligjet e turkut,arabit dhe Allahut.Sikur kane ardhur nga Afganistani dhe zonat nen ISIS dhe jo nga Shqiperia etnike.Pse ja keni mbuluar fytyren?Kete duhet t'a shohin e t'a njohin te gjithe shqipot kudo ku jane,qe te mos bejne gabimin dhe te lidhin vajzat e motrat e tyre me djemte e ketij,sepse nje dite do te dalin nga burgu dhe do te kerkojne gra te dyta.

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 02/11/2022 15:54

    Nqs e kan lexu kanunin dhe kanuni flet per dhunen e grave te lihen te lire. Nqs nuk e kane lexuar ndonjehere kanunin te futen ne burgim te perjetshem

    Përgjigju
    • Fred: 02/11/2022 17:06

      Ne asnje rresht te kanunit nuk flitet per te drejten e ushtrimit te dhunes ndaj grave. Spekulime dhe mashtrime. Dhe krijim te nje opinioni te shtrember mbi shqiptaret nepermjet trajtimit dashakeqes te rastit ne fjale nga mediat e huaja.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja