Filmi “The Princess Diaries 3” nuk është anuluar!
Dy vite pasi projekti u njoftua zyrtarisht, Anne Hathaway, e cila luajti në dy filmat e parë rolin e Mia Thermopolis, një adoleshente e zakonshme që zbulon se është princeshë e një vendi të vogël evropian, tha se produksioni po "ecën në drejtimin e duhur".
"Gjithçka që mund të them është se mendoj se kemi bërë përparim të rëndësishëm me historinë," tha ajo gjatë një interviste. "Mendoj se po ecim në drejtimin e duhur. Skenari me të cilin po punonim u desh ta nisnim pothuajse nga e para, duke ndjekur këtë orientim të ri. Ndoshta ky nuk është përditësimi që njerëzit do të donin të dëgjonin, por të gjithë ndihemi shumë mirë dhe besojmë se do të jetë versioni i duhur”, u shpreh aktorja.
Megjithatë, ende nuk është caktuar një datë publikimi apo një kalendar xhirimesh, pasi Hathaway është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Adam Shulman, janë prindër të dy djemve, Jonathan (10 vjeç) dhe Jack (6 vjeç).
"Jam e zënë duke pritur fëmijën numër tre dhe kjo ka zënë planet se kur mund ta realizojmë Princess Diaries 3," shtoi Hathaway.
Filmi i parë “The Princess Diaries” doli në vitin 2001 dhe shënoi suksesin e madh të Anne Hathaway në Hollyëood. Tre vjet më vonë u realizua pjesa e dytë, “The Princess Diaries 2: Royal Engagement”, ku u rikthyen shumica e aktorëve kryesorë, përfshirë Julie Andreës në rolin e gjyshes së Mias, Mbretëreshës së Genovias, Heather Matarazzo si shoqja e saj më e mirë Lilly dhe Héctor Elizondo si Joe, këshilltari dhe kujdestari besnik i Mias.
Të dy filmat u drejtuan nga regjisori Garry Marshall, i cili ndërroi jetë në vitin 2016.
Komente

