Historianët britanikë: Si u braktis
Berisha nga bashkëpunëtorët në ’97

Historianët britanikë: Si u braktis<br />Berisha nga bashkëpunëtorët në ’97
Historianët britanikë James Pettifer dhe Miranda Vickers në librin e tyre “Çështja Shqiptare, Riformësimi i Ballkanit”, rrëfejnë detaje të braktisjes masive të Sali Berishës në 1997 nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

“Zyrtarë kryesorë të PD vazhdonin braktisjen e partisë së tyre dhe merrnin arratinë.

Në kohën që humbja e tyre zgjedhore u bë e qartë, hemorragjia në nivelet më të lartë të PD arriti kulmin.  

Pas një braktisjeje masive në mars, emra të tjerë mjaft të njohur si Agim Shehu (shefi i përfolur i policisë së Tiranës) dhe Xhahid Xhaferri, komandant i gardës presidenciale, u takuan me ngut në aeroportin e Rinasit.

Ministri i Brendshëm i Berishës, Belul Çelo, iku në Greqi, ndërkohë që zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme gjetën strehim jashtë vendit. Ish kreu i SHIK, Bashkim Gazidede, kishte kohë që ishte arratisur në Turqi”, thonë në libër historianët britanikë.

Sipas historianëve, Sali Berisha përpiqej me çdo manovër që të rrëzonte qeverinë e Fatos Nanos. Ai përdorte mbeturinat e SHIK për të mbajtur vendin nën terror. “Policia nuk i besonte informacioneve të SHIK ngaqë strukturat e fshehta të tij ishin shpërbërë.

Për këtë arsye, përmes shqetësimeve në rritje për veprime antiqeveritare në Veri, filloi një program për grumbullimin e armëve në qytetin verior të Shkodrës, në kuadrin e një përpjekje për të mbledhur gjithandej një pjesë të armëve të rrëmbyera nga depot ushtarake në pranverë”, thuhet në libër.  

Elementët antishqiptarë   Berisha, nëpërmjet medias së tij, sulmoi qeverinë Nano, duke përdorur elementët antishqiptarë. Fatos Nano dhe qeveria e tij u akuzuan se po mbanin qëndrim antishqiptar, pro sllav.

Kjo ishte një nga mënyrat e shumta të Berishës për të dobësuar pozitat e qeverisë socialiste. “Ndërsa shpërbërja e PD përkoi me tensionet në rritje në Kosovë, elementët antiqeveritarë vendosën të luajnë kartën kombëtare.

Qeveria e drejtuar nga socialistët tashmë u vu nën goditje për qëndrimin e saj antishqiptar, pro sllav. Si reagim ndaj një komenti të bërë nga ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i cili gjoja iu referohej shqiptarëve të Maqedonisë si një minoritet, gazeta pro Berishës Albania thoshte se: T’i trajtosh shqiptarët e Maqedonisë si një minoritet kur ata përbëjnë mbi 40 për qind të popullsisë, do të thotë të bëhesh avokat i teorive më të ndyra sllavo-shoviniste.

Ky njeri tregoi qartazi se çfarë rreziku përbën për çështjen kombëtare shqiptare. Qëndrimi i tij pasqyron qëndrimin antishqiptar që është duke lulëzuar midis partive të krahut të majtë në Shqipëri, të cilat janë të lidhura tradicionalisht me armiqtë kombëtarë të Shqipërisë”, thuhet në libër.  
 
 
Marrë nga Tema

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën