"Fotoja e ushtarëve grek është realizuar nga zbulimi ushtarak i Greqisë për të dëmtuar bisedimet greko-shqiptare që po zhvillohen për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë midis dy vendeve, në veçanti çështja Çame. Këto bisedime kanë për qëllim anëtarësimin e Shqipërisë në BE, në vitin 2022-2023" shkruan ai.
Ai shkruan se fotoja është shpërndarë nga dy adresa që i kontrollon sigurimi grek, më tej foton e shpërndau një publicistë shqiptar që është njeri i afërt i Dules dhe pret të fitoj shtetësinë greke në Maj, më tej ky publicist shqiptar do largohet për në SHBA.
"Kush është njeriu që shkrepi foton? Fotoja u shpërnda në orën 17.23 nga dy adresa fb që i kontrrollon sigurimi grek, më tej foton e shpërndau një publicistë shqiptar që është njeri i afërt i Dules dhe pret të fitoj shtetësinë greke në Maj, më tej ky publicistë shqiptar do largohet për në SHBA.
Pas dy orësh adresat e FB që shihen në foton e parë Nikos Blaugrana dhe Miqt e Vladimir Putin dhe të publicistit shqiptar e hoqën foton sepse misioni u quajt i realizuar.
Fotoja e 7 ushtarëve grek është bërë në kafenenë e repartit, pra vend publik, shihet qartë TV, pija, cigaret, zyrat e shefit, etj.
Përse mediet greke dhe shqiptare nuk kanë botuar emrat e ushtarëve dhe familjarët e tyre skanë dhënë asnjë deklaratë?
Shikoni fb shokët Nikos Blaugrana, janë Vangjel Dule, Fredi Beleri, OMONIA, Kristo Goxhi, Stavros Gjinos, etj. Ne disponojmë të dhëna të tjera rreth kurthit të ngritur nga sigurimi grek në bashkëpunim me minoritarët ekstremistë grek" shkruan ai.
Fotot e publikuara nga Arben Llalla. E para 7 ushtarët duke bërë shqiponjën në kafenenë e repartit, sipas historianit dhe e dyta që janë shpërndarë fotot nga Nikos Blaugrana.
Përsa i përket fotos së fundit të ushtarit që bëri shiponjën, ai shprehet se ai është minoritar grek nga Shqipëria dhe inspektor i zbulimit grek.
"Për foton që u përfol se është ushtar në Qipro nuk është e vërtetë, ai është minoritar grek nga Shqipëria dhe inspektor i zbulimit grek.
Ne disponojmë tashmë adresat e tyre të Fb dhe të tjera gjëra. Greqia duhet të heqi dorë nga loja e fëlliqur me fotot e ushtarëve grek me shenjë shqiponje.
Këto lojra bëhen për qëllimin e vetëm që të zabotojnë bisedimet greko-shqiptare me ndërmjetësimin e BE.
Foto me shqiponja nga ushtarët grek është bërë edhe më 2015 por nuk u përfolën sa këtë herë. Përse? Kush është njeriu që shkrepi foton e këtij ushtari? Shqipëria mbi të gjitha..." shkruan ai në faqen e tij në Facebook duke e shoqëruar statusin me fotot, që sipas tij janë provë për deklaratën.
Fotot e ushtarit duke bërë shqiponjën, që sipas Arben Llallës është minoritar grek nga Shqipëria dhe inspektor i zbulimit grek.
Fotot e fundit të 7 ushtarëve grekë me origjinë shqiptare që bënë shqiponjën sollën debate të forta mes dy vendeve.
dy.b/shqiptarja.com