Historiani publikon shkrimin e medias ruse: Serbia e implikuar me spiunazhin rus në Ballkan! Paguhen politikanë që veprojnë si lobistë të Kremlinit

Historiani publikon shkrimin e medias ruse: Serbia e implikuar me spiunazhin rus në Ballkan! Paguhen politikanë që veprojnë si lobistë të Kremlinit

Historiani Shaban Murati thotë se Serbia është implikuar më spiunazhin rus në Ballkan. Historiani ka risjellë në vëmendjen një shkrim të gazetës ruse ‘Novaja Gazeta’, e cila shkruan se Rusia ka ndërtuar një rrjet të gjerë agjenturor rus në Serbi, që më pas vepron në të gjithë gadishullin ballkanik.

Ndër të tjera në shkrimin e medias ruse nënvizohet se agjentët rusë janë të interesuar jo vetëm për kujdesin ndaj politikanëve të cilët janë ta paguar si lobistë të Kremlinit, por mbështesin financiarisht organizata të ndryshme ekstremiste të djathta në të gjithë Ballkanin.

Postimi i plotë i historianit Shaban Murati

Serbia e implikuar me spiunazhin rus në Ballkan

-Pohon shtypi rus

Gazeta e njohur ruse “Novaja Gazeta” shkruan në datën 8 shkurt 2023 për implikimin e Serbisë në rrjetin agjenturor rus në Ballkan:

“Rusisë iu hap nga Serbia dera e pasme në Ballkan. Zbulimi rus u lejua të ndërtojë një rrjet të gjerë agjenturor në Serbi, që pastaj të vepronte në gjithë territorin e gadishullit ballkanik.

Agjentët rusë janë të interesuar jo vetëm për kujdesin ndaj politikanëve jo shumë të rëndësishëm ballkanikë, për të cilën dëshmon studimi “Projekti i Raportimit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin”, publikuar ditët e fundit. Përveç politikanëve të paguar, që veprojnë si lobistë të Kremlinit, agjentët rusë organizojnë dhe mbështesin financiarisht organizata të ndryshme ekstremiste të djathta në të gjithë Ballkanin, veçanërisht në pjesën ortodokse të tij.

Rrjeti agjenturor rus është i pamasë dhe është ndërtuar gjatë viteve me pëlqimin e heshtur të qeverisë së Serbisë”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë