Historiania Kocaqi: Beleri të shpallet ‘non grata’, plan për greqizimin e Himarës! Nëse refuzohet rezoluta për ligjin e luftës, t'i drejtohemi NATO-s

Fredi Beleri duhet që të shpallet person ‘non grata’, pasi ka plan për greqizimin e Himarës.

Ka qenë kjo deklarata e fortë e historianes Elena Kocaqi, e cila ishte e ftuar në ‘Studio Live’ Arbër Hitaj, në Report Tv.  Ajo tha se Beleri nuk duhej që të lejohej që të kandidonte si kryetar bashkie për Himarën.

“Beleri do që të vazhdojë procesin për të bërë shqiptarët grek fallco. Dhe këtë proces duan ta shtrijnë dhe në Shqipëri. Ai votat që mori i mori me autobusa nga Greqia, pra mori shumë pak vota. Njerëz të tillë nuk duhen lejuar as të kandidojnë, nëse ata nuk sillen mirë duhet të largohen nga vendi, madje të bëhen edhe persona ‘non grata’. Beleri dhe belerat janë njerëz të paarsimuar, sepse nuk duhen njerëz me nivel por që ti përdorin si duan  vet, dhe ata bëhen vegël e këtij shteti që të plotësojnë ëndrrat e tyre. Beleri u zgjodh eurodeputet për inat të Shqipërisë”, tha ajo.

Në sesionin e sotëm parlamentar demokratë dhe socialistë, bashkuan votat për të miratuar me 96 kartonë jeshilë deklaratë PDIU për heqjen e ligjit të luftës së Greqisë me Shqipërinë.

Lidhur me këtë historiania, tha se nëse Greqia refuzon të votojë në parlament rezolutën Shqipëria duhet që ti drejtohet NATO-s.

“Problemin se kemi ne, por e ka Greqia, do shihet nëse do ta pranojë këtë rezolutë që ta votojë në Parlament, nëse nuk pranon duhet që Shqipëria ti drejtohet NATO që të ushtrojnë ndikimin e tyre. Greqia e ka mbajtur si presion ndaj Shqipërisë dhe nuk ka pasur pengesë tjetër se me Italinë e ka hequr vite më parë. Nëse ti heq ligjin e luftës me Italinë dhe ja le Shqipërisë kjo ka të bëjë se vepron me dy standarde. Kjo tregon sa tendencë ka pasur Greqia ndaj vendit tonë dhe për ta përdorur këtë për të bërë presion”, tha ajo.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mimi: 20/07/2024 11:20

    Bravo Kocaqi, ah sa bukur e ke thene

    Përgjigju
  • Niveli: 19/07/2024 12:18

    I historianeve,fatkeqesisht nuk ka mbetur historian ti beje pak mesim kesaj 'historianeje'

    Përgjigju
  • Iris: 19/07/2024 03:18

    Znj,Kocaqi,nuk dua te bej av.e Djallit,por keto qe keni thene nuk jane deklaratat e nje historjaneje dhe intelektualeje. Se pari,na pelqen apo jo,cdo njeri qe ka shtetesi shqiptare ka te drejte te zgjidhet e te zgjedhe,pavaresisht arsimit e bindjeve qe ka dhe i takon votuesve qe t'a vendosin me vote te lire nese nje kandidat meriton te zgjidhet apo jo.Nuk mund t'a bejme nje person me kombesi e shtetesi shqiptare /non grata/ me arsyetimet qe jepni.Zakonisht ligji denon tradhetine,por edhe nje tradhetar nuk eshte shpallur asnjehere /non grata/,as edhe nen diktature,tradhetaret kane patur gjithemone dy opsione,ose te dilnin para gjyqit,ose t'ja mbathnin me vullnet te tyre per t'i shpetuar ndershkimit,por s'kemi degjuar asnjehere te shpalleshin /non grata/ nga shteti! Se dyti,Kuvendi mund te miratoje 100 rezoluta si ajo qe miratoi per heqjen e ligjit te luftes,por le te jemi realiste, ne fund eshte Greqia ajo qe vendos t'a mbaje,ose jo.Dhe nuk mund t'i drejtohesh NATO-s,per kete por vetem IJC (International Court of Justice).

    Përgjigju
  • Lin: 18/07/2024 21:25

    Ku shkon injoranca ramiste. Qenkerka ene historiane! Le ti shpallim non grata gjithe shqiptaret qe vijne me atobus! Edhe me anije. As zgjedhje nuk ka pse kemi. Ci duam???!!! Dhe nese Grqia (!?!?) nuk miraton cka do rampallizmi, ne jena per ankese ne Nato??? Ku ku ku i ke rrenjet trashesi! Nuk e dika "histo-rampistja" qe eshte kolektive aleanca qe njihet si Nato, anetaret kane te njejtat te drejta dhe asnje vendimmarrje nuk lidhet me ceshtje kunder njerit apo tjatrit antar. Zot cfare trashsie ka mbytur vendin.

    Përgjigju
  • O te marrte lumi: 18/07/2024 20:16

    te marrte. Po, do presin Himariotet ty qe ti tregosh se c'fare jane dhe kush jane!

    Përgjigju
  • Arben: 18/07/2024 18:26

    Jo vetem Beleri 'non grata' por edhe Micotaqis te shpallet 'non grata'! PBDNJ te shpallet e paligjshme si parti! Parlamentit europian ti jepet nje ultimatum nga Shqiperia! Nqs nuk e perjashtojne Belerin, Shqiperia te nderprese negociatat per anetaresim me BE!

    Përgjigju
  • Ledina: 18/07/2024 18:13

    Bravo Kocaqi, ma ke marre mendimin nga koka!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton