Hillary Clinton është zyrtarisht kandidatja demokrate që garon për Shtëpinë e Bardhë. Pas votimeve në 6 shtete e konsideruar si E marta e madhe ish sekretarja fitoi numrin e delegatëve që i japin asaj siguri.
“Falë jush arritëm këtë rezultat, është hera e parë në histori në vendin tonë që një grua të fitojë nominimin në primaret e partisë” u shpreh Clinton. “Kjo fitore nuk i përket vetëm një personi por i takon shumë brezave, shtoi ish sekretarja.
Ditën e djeshme Clinton aariti të fitojë 4 shtete duke përfshirë edhe Kaliforninë një nga shtetet më të pasur dhe më me influencë në SHBA. Ndërsa senatori i Vermonit sanders arriti të siguronte vetëm dy shtete.
Por Sanders nuk heq dorë, ai shprehet i sigurt se do ta vijojë betejën deri në fund duke përfshirë shtetin e Washingtonit de Filadelfia.
“ Fushata juaj historike ka insipruar miliona qytetarë. Kjo është një vazhdim i denjë për përkushtimin e në favor të familjeve, punëtorëve, fëmijëve ", ishte urimi që Obama i dërgoi ish sekretares.
Plot 96 vite pasi gratë fituan të drejtën e votës në Amerikë, Hillary Clinton, bashkëshortja e ish-presidentit Bill Clinton, ish-senatore dhe ish-Sekretare e Shtetit, ka fituar nominimin zyrtar të Partisë Demokratike për Shtëpinë e Bardhë.
Në zgjedhjet e nëntorit Clinton do të përballet me kandidatin republikan tashmë të konfirmuar Donald Trump.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com