Historike, Hillary Clinton e para grua
kandidate për Shtëpinë e Bardhë

Historike, Hillary Clinton e para grua<br />kandidate për Shtëpinë e Bardhë
Ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton është gruaja e parë në historinë e SHBA-ve që është nominuar për presidente. 

Demokratja Hillary Clinton është zyrtarisht në garë me republikanin Donald Trump për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë. Partia Demokratike në SHBA, është partia e parë në historinë e këtij vendi që nominon një grua për presidente.

Konventa e Partisë Demokratike në Filadelfia zyrtarizon Hillary Clinton kandidate për presidente.

Në shenjë uniteti, ish-rivali i saj brenda partisë, Senatori Bernie Sanders, pasi u dëgjuan votat e 2382 delegatëve mori mikrofonin dhe kërkoi që të pezulloheshin procedurat e mëtejshme duke e deklaruar ish-Zonjën e Parë si të nominuarën e demokratëve.

Bernie Sanders në fillim të konventës kërkoi që demokratët të mbështesin Hillary Clinton drejt Shtëpisë së Bardhë. Sanders bëri thirrje që demokratët të bashkohen për të mposhtur “demagogun” Trump, pasi ai i ndan amerikanët.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë