Historike, Kosova organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030! Vendimi i Asambles ndërkombëtare të lojërave, 57 vota pro

Historike, Kosova organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030! Vendimi i Asambles ndërkombëtare të lojërave, 57 vota pro

Kosova do të jetë zyrtarisht vendi organizator i Lojërave Mesdhetare 2030. Lajmi është bërë me dije nga kryetari bashkisë së Prishtinës Përparim Rama.

Vendimi u mor në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, e cila u zhvilluar në Kretë, të Greqisë, ku kandidatura e Kosovës ka marrë 58 vota pro dhe vetëm 7 kundra.

Për Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përfshirja e Kosovës si  vend organizator të Lojërave Mesdhetare 2030, konsiderohet arritje historike

Lojërat Mesdhetare janë  lojë multi-sportesh që zhvillohet zakonisht çdo katër vjet, midis kombeve rreth ose  afër Detit Mesdhe, pjesë e të cilës është  Evropa, Afrika dhe Azia. Lojërat janë nën kujdesin e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/09/2023 02:58

    URIME KOSOVES!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Të dënuarit shqiptarë nisin grevën për shkelje të të drejtave

Greqi/ Të dënuarit shqiptarë nisin grevën për shkelje të të drejtave