Historike! Kryetari i Kuvendit të
Maqedonisë do të jetë shqipta

Historike! Kryetari i Kuvendit të<br />Maqedonisë do të jetë shqipta
Kryetari i Kuvendit në Maqedoni do të jetë shqiptar nga radhët e BDI-së.
 
Lajmi u dha nga shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi, i cili sqaroi se kjo marrëveshje u arrit të enjten mes partnerëve të ardhshëm të koalicionit qeveritar, LSDM dhe BDI, për formimin e institucioneve të Maqedonisë.
 
Sipas mediave emri i kryetarit të ardhshëm të Kuvendit të Maqedonisë do të jetë Talat Xhaferi.
 
Të hënën pritet që të mblidhet Kuvendi, kështu BDI-ja dhe LSDM-ja vendosën që të vijojnë procedurat për të anashkaluar presidentin Ivanov.
 
Presidenti ka deklaruar se nuk do të japë mandatin, pasi është kundër platformës për gjuhën shqipe. 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh