Dita e premte është cilësuar si ditë historike për të gjithë shqiptarët në Maqedoninë. Mediat e vendit fqinj raportojnë se për herë të parë në 25-vjetorin e ekzistimit të Maqedonisë si shtet i pavarur zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, do të udhëheqë mbledhjen e qeverisë.

Në mbledhjen, që është parashikuar të mbahet ditën e premte, qeveria do të duhet t’iu përgjigjet 1175 pyetjeve, të cilat i ka dërguar Bashkimi Evropian, e që duhet të aprovohen përgjigjet që janë përgatitur. 

d.c./shqiptarja.com