Historike/ Pas UEFA-s, Kosova
zyrtarisht anëtare edhe e FIFA-s!

Historike/ Pas UEFA-s, Kosova<br />zyrtarisht anëtare edhe e FIFA-s!
Kosova është zyrtarisht anëtare e FIFA-s. Gjatë Kongresit të 66-të të organizmit më të madh botëror të futbollit, që po zhvillon punimet në Meksiko Siti, Kosova ka marrë 141 vota "pro" dhe 23 kundër, nga 209 vende anëtare me të drejtë vote.  

Kosova është bërë kështu anëtarja e 210-të e FIFA-s, duke mposhtur për herë të dytë Serbinë, pas anëtarësimit në UEFA një javë më parë

Me këtë arritje, Kosova është futur përfundimisht në hartën botërore të sportit më të popullarizuar të globit.

Kreu i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri u shpreh se pas votimit nga Kongresi se,  "kjo është një arritje e madhe e historike".  “Falënderoj të gjitha shtetet për votim. Kosova do të mbrojë të gjitha vlerat e futbollit”, deklaroi Vokrri. 

Më herët, gjatë diskutimit, Vokrri bëri të ditur se Kosova ishte tashmë e anëtarësuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe në UEFA dhe se priste me padurim të anëtarësohej edhe në FIFA, për t’i dhënë mundësi kështu zhvillimit të mëtejshëm të futbollit kosovar.

Por, pas fjalës së tij ka ndërhyrë zv/presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, i cili ka shprehur rezervat e tij dhe ka bërë fushatë për mospranimin e Kosovës, duke u përqëndruar më së shumti në faktin që Kosova ende nuk njihet nga Kombet e Bashkuara, gjë që ishte edhe një prej neneve të statutit të UEFA-s që u diskutua shumë përpara se Kosova të anëtarësohej në organizatën europiane, por që u anashkalua gjithsesi.

Votimi për anëtarësimin e Kosovës rezultoi surprizë, pasi FFK-në e kanë mbështetur 141 vende përkundrejt 23 votave kundër, edhe pse asaj i duheshin vetëm 105 vota për t’u bërë pjesë e FIFA-s.

Anëtarësimi i Kosovës në FIFA vjen vetëm pak ditë pas anëtarësimit në UEFA. 

Me këtë hap, Kosova do të jetë pjesë e eliminatoreve të Botërorit "Rusi 2018". 

Kreu i FIFA, Infantino: Pranimi i Kosovës, ndërtim i urave mes popujve  
Presidenti i FIFA-s, Giani Infantino, ka përshëndetur vendimin e Kongresit të organizmit më të madh botëror të futbollit, për pranimin e Kosovës anëtare me të drejta të plota.
 
Kreu i FIFA-s e ka cilësuar anëtarësimin e Kosovës si ndërtim i urave mes popujve. 

Shala: Kurorëzm i aspiratave dhe sakrificave të brezave të shumtë
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uroi Federatën e Futbollit të Kosovës për anëtarësimin e Kosovës në FIFA, si dhe i përgëzoi futbollistët e vendit tonë dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm.

Ministri Shala u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në FIFA është ngjarje madhore dhe kurorëzon aspiratat dhe sakrificën e brezave të shumtë.

Me këtë rast, ministri Shala u shprehu mirënjohje drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës për punën e palodhshme që kanë bërë vite të tëra që futbolli i Kosovës të shënojë këtë sukses historik, me ndërkombëtarizimin tashmë të plotë të tij.

Shala më tej në urimin e tij u shpreh se pas pranimit të Kosovës në UEFA, anëtarësimi i sotshëm në FIFA, është dëshmi se shteti i Kosovës po forcohet gjithnjë e më shumë në planin ndërkombëtar.

Ai më tej theksoi se pranimi i Kosovës në FIFA është një mundësi e madhe për futbollin e Kosovës, dhe një nxitje e fuqishme për zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti, meqë vendi ynë ka shumë lojtarë cilësorë, të cilët mund ta prezantojnë Kosovën dhe vlerat e saj në arenën ndërkombëtare.

Sipas ministrit Shala, anëtarësimi në FIFA e përmbyll procesin e ndërkombëtarizimit të sportit dhe krijon mundësi që këtu e tutje të përqendrohemi në punën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të kulturës.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme