Historike,Romela Begaj medalje ari
e nënkampione bote në peshëngritje

Historike,Romela Begaj medalje ari<br />e nënkampione bote në peshëngritje<br>
Spektakël nga Romela Begaj në kampionatin Botëror të peshëngritjes. Në Anaheim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Begaj ka siguruar dy medalje, ari në stilin e shkëputjes dhe medalje argjendi në dygarësh duke u shpallur edhe nënkampione bote dhe ngritur flamurin shqiptar.

Begaj ka bërë një garë thuajse perfekte duke kaluar me sukses 5 nga 6 provat. Në shkëputje ku Begaj siguroi edhe medaljen e arit bëri tre prova të suksesshme duke ngritur me radhë 103,105 dhe 107 kg dhe duke rrëmbyer medaljen e artë.

Gara ka qenë shumë e mirë për Begajn edhe në stilin e shtytjes së kategorisë deri në 69 kg në peshën trupore. Në provën e parë Romela Begaj ngriti 125 kg ndërsa në të dytën ngriti 128 kg dhe në të tretën nuk mundi dot të ngrite 131 kg .

Me 235 kg në dygarësh Romela Begaj shpallet nënkampione Bote në dygarësh duke arritur një rezultat historik për të dhe për peshëngritjen shqiptare. Begaj kthehet nga Amerika me dy medalje të varura në qafe ari dhe argjendi. Triumfin e Romela Begajt në Botërorin e peshëngritjes e ka përshëndetur në rrjetet sociale edhe Presidenti Ilir Meta.

Ndërsa Erkand Qerimaj nuk arriti dot të futej në zonën e medaljeve pasi kaloi me sukses vetëm 2 nga 6 provat. Në dygarësh shkodrani u rendit në vend të 6-të me 342 kg. Në shkëputje Qerimaj u pozicionua më mirë në vend të katërt me 155 kg ndërsa në shtytje arriti të ngrinte 187 kg duke u pozicionuar vetëm i 9-ti.

[gallery]25012[/gallery]

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena