Historike! SHBA rikthehet në Hënë pas 52 vitesh

Historike! SHBA rikthehet në Hënë pas 52 vitesh

Për herë të parë në 52 vjet, një anije kozmike amerikane është ulur në Hënë. Roboti Odysseus, pak më shumë se katër metra i gjatë, u projektua nga kompania private Intuitive Machines, me qendër në Hjuston, Teksas, për të transportuar ngarkesa të vogla në sipërfaqen hënore. Trembëdhjetë minuta pas fillimit të sekuencës përfundimtare, në orën 18:11 me kohën e Amerikës Lindore, që korrespondon me 11 minuta pas mesnatës me orën në vendin tonë, anija kozmike preku hënën. Kjo është një ulje historike, pasi nuk kishte ndodhur që nga 11 dhjetori 1972 që një anije amerikane ulet në hënë, hera e fundit ishte Apollo 17 në 1972.

Ndërsa anija hënore po transmetonte sinjale në Tokë, Tim Crain, drejtor i misionit dhe kreu i departamentit të teknologjisë së Machines, tha se ishte ende e pasigurt nëse anija kozmike do të ishte në gjendje të arrinte të gjitha objektivat e saj. Por ndërkohë, CEO Steve Altemus bëri njoftimin e shumëpritur: "Mirë se vini në Hënë". Të tjerë, nga baza e Machines, folën për një "ulje të suksesshme". Dhe vetë Crain, pak më vonë, konfirmoi: "Pa dyshim që pajisjet tona janë në sipërfaqen e Hënës". "Dhe ne po transmetojmë, urime". Është suksesi i parë i një misioni privat pas dështimeve të aeroplanit Peregrine, kompanisë amerikane Astrobotic dhe dy misioneve të tjera japoneze dhe izraelite.

Në bashkëpunim me NASA-n, do të merren një seri imazhesh për të dokumentuar se çfarë efektesh prodhon ulja në sipërfaqen hënore dhe mjedisin përreth. Vendi i uljes së synuar ishte një terren me kratere pranë një krateri 5 km të lartë të njohur si Malapert. Është pika më jugore në Hënë e vizituar ndonjëherë nga një anije kozmike.

Ka disa kratere të thella në këtë rajon që nuk shohin kurrë dritë dielli - ata janë përgjithmonë në hije - dhe shkencëtarët mendojnë se uji i ngrirë mund të jetë brenda tyre. Anija furnizohet me energji diellore dhe u projektua që ta vazhdojë aktivitetin për rreth një javë pas uljes.

Anija hapësinore iu afrua Hënës të mërkurën, gjashtë ditë pasi u nis me një raketë nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida. Anija arriti të futej në orbitën e Hënës për të filluar përgatitjet për uljen në sipërfaqe. Kontrollorët monitoruan fluturimin në një distancë prej gati 400 mijë kilometrash, nga një qendër komandimi të kompanisë në Hjuston.

Anija e ndërtuar me fibra karboni dhe titaniumi, me një lartësi prej 4.3 metrash, mban në bord gjashtë paisje eksperimentale të NASA-s, e cila i pati paguar kompanisë 118 milionë dollarë për prodhimin dhe fluturimin e anijes, në kuadrin e përpjekjeve për të komercializuar udhëtimet drejt Hënës, ndërsa është planifikuar edhe rikthimi atje i astronautëve, pak vite më vonë.

Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga prania në sipërfaqen e Hënës në vitin 1972, pasi programi Apollo i NASA-s dërgoi 12 astronautë në sipërfaqen e Hënës. Një kompani nga Pitsburgu, Astrobotic Technology, bëri një përpjekje muajin e kaluar, por pësoi një rrjedhje karburanti që e detyroi anijen t’i drejtohej sërish atmosferës së Tokës ku edhe u dogj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ehuuu: 23/02/2024 09:53

    Po para 52 vjetesh me ate teknollogji u ulen, kurse tani qe teknollogjia ka avancuar shume nuk ulen dot

    Përgjigju
  • Wow: 23/02/2024 08:32

    Tallje me paramendim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës