Historiku/ Baza e Kuçovës, nga shkëlqimi tek kthimi në magazinë perimesh

Historiku/ Baza e Kuçovës, nga shkëlqimi tek kthimi në magazinë perimesh

Baza ajrore e Kuçovës

Baza ajrore e Kuçovës do të shndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vetëm investimi fillestar është në shifrat e 50 milionë eurove. Drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes për shumë vite kanë bërë premtime se kësaj baze do i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm. Këtë shkëlqim mesa duket do ia rikthejë bazës vetë NATO.

Report Televizion sjell këto pamje ekskluzive të tunelit të bazës ajrore të Kuçovës ku shihen avionët MIG, helikopterë të vegjël, e të tjera pajisje luftarake. Këto pajisje luftarake prej shumë vitesh janë vetëm relike dhe dëshmi të asaj çka ka qenë para shumë vitesh baza ajrore e Kuçovës, e cila së bashku me Uzinën e Riparimit të Avionëve, ishte një pjesë e rëndësishme e ushtrisë shqiptare, por dhe krenari e vendit.

Baza ajrore e Kuçovës, e cila do shndërrohet në bazë të NATO-s, u krijuan zyrtarisht më 24 Prill 1951. Reparti Ushtarak Kuçovë që mbante emrin Reparti “23 Peza” u krijua si formacion i parë i madh luftarak i Forcave Ajrore për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë. Bërthama e parë e këtij regjimenti u krijua me vendim të posaçëm, ku u morën masa për përgatitjen e efektivit  pilot e teknik për teknikën e re reaktive me të cilën do të pajisej reparti.

Në korrik të vitit 1957 në këtë aerodrom u ul për herë të parë avioni bombardues JI- 28, i cili hyri në armatimin e Aviacionit tonë Luftarak. Në vitin 2001 me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, në strukturën organizative të Forcave Ajrore, ky repart kalon në Akademia e Forcave Ajrore, duke pasur në vartësi dhe Fakultetin Teoriko-Mësimor, Vlorë. Në gusht të vitit 2016 ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi nënshkroi një marrëveshje për të ndryshuar destinacionin e Bazës Ajrore e Kuçovës.

Ajo marrëveshje e nënshkruar me një sipërmarrës parashikonte kthimin e bazës në një qendër multi-funksionale, për grumbullimin, seleksionimin, ambalazhimin, ruajtjen dhe tregtimin të frutave e perimeve të freskëta. Që nga viti 2006, kjo bazë ajrore është e mbyllur e gjithçka çfarë shihet nga pajisjet luftarake do të marrin vlerë muzeale.

Funksionimi aktual i bazës ajrore në Kuçovë

Shqiptarja.com ka mësuar detaje të funksionimit aktual të bazës ajrore në Kuçovë, ku do të ndërtohet baza e NATO-s.

Baza ajrore, Kuçovë, në përbërje të Forcës Ajrore me kapacitetet e veta kryen trajnimin e personelit të Forcës Ajrore, mbështetjen me transport të trupave dhe materialeve, në operacione luftarake, joluftarake dhe humanitare. Mbështetjen dhe krijimin e kapaciteteve aeroportuale për mbështetje HSN dhe policim ajror të RSH me NATO.

Mëson Shqiptarja.com 

Kjo bazë ka për detyrë që në bashkëveprim me strukturat e FA dhe të forcave të tjera të FA të sigurojë mbështetjen ajrore në përputhje me misionin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI