Në 26 vjet demokraci dhe pluralizëm parlamentar, janë plot 56 raste kur deputetët janë përjashtuar nga partia e tyre dhe kur në pjesën dërrmuese të rasteve vendimi ka qenë i kryetarit të partisë. Historia kronologjike fillon nga viti 1992, kur Sali Berisha përjashtoi nga Partia Demokratike të spikaturin Gramoz Pashko, për deklarime kundër partisë. Listës i shtohen një numër personalitetesh të shquara, teksa veçohet ai i vitit 1997, kur Azem Hajdari u përjashtua nga PD dhe funksionoi për pak kohë si deputet i pavarur për nismë kritike në parti, ndaj Berishës. Ngjarjet e vitit 1997 zbutën marrëdhëniet mes tyre, kur në pozitë të vështirë, Berisha kishte nevojë për ndihmën e të gjithëve, e posaçërisht të një njeriu me peshë si Hajdari.
/Shqiptarja.com






