Hjuston ‘i mbërthyer’ nga tragjedia
përmbytje dhe shpërthime

Hjuston ‘i mbërthyer’ nga tragjedia<br />përmbytje dhe shpërthime
Një tragjedi e vërtetë konsiderohet ajo çka la pas Uragani Harvey në Hjuston të SHBA. Ndonëse kanë kaluar disa ditë uji vijon të mbajë të pushtuar të gjithë shtetin ndërsa numri i viktimave po rritet çdo ditë, deri më tani janë shënuar të paktën 37 jetë të humbura ndërsa 17 persona rezultojnë të zhdukur.

Një tragjedi për familje të tëra të cilat po humbin, sic ishte rasti ku 4 fëmijë ndërruan jetë së bashku me dy gjyshërit.

Pamjet me të vërtetë tregojnë për një situatë emergjente.

Qytetarë që vijojnë rë jenë të bllokuar, mbrojtja civile përmes helikopterëve dërgon ushqime dhe ujë të gjithë atyre personave që kanë mbetur të bllokuar.

Guvernatori i Teksas Greg Abbot u shpreh se ka urdhëruar që në terren të shtohen forcat ndihmëse, rreth 24 mijë të tillë.

Krahas humbjes në njerëz, katastrofike është edhe dëmi ekonomik i shkaktuar nga uragani.

Dëmet deri më tani arrjnë në rreth 58 miliardë dollar e nëse shuma konfirmohet do të bëhej fjalë për katastrofën natyrore më të madhe në botë që prej vitit 1900.

Por nuk kanë të sosur fatkeqësitë në Hjuston, ku këtë të enjte janë dëgjuar dy shpërthime të fuqishme në  impiantin kimik Arkema, në veri lindje të këtij shteti.

Ishte president i impiantit i cili dha alarmin se ishin vënë re probleme në sistem ndërsa zona u mbulua nga re të zeza tymi.

Fatmirësisht të gjithë punonjësit arritën të dilnin nga godina, ndërsa u urdhërua edhe evakuimi i banorëve.  

Mediat shkruajnë se sipas të dhënave  nëse nuk merren masat rrezikon që të gjitha materialet kimike të shpërthejnë ndonëse kompania siguron se shpërthimi nuk do të përbëjë ndonjë rrezik.
 
Ndërkohë Uragani vijon rrugën e tij drejt lindjes në Luizian duke shkaktuar vetëm dëme, ndonëse fatmirësisht po e humbet fuqinë e tij.

[gallery]23694[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’