Hjuston nuk bie në qetësi, një
impiant kimik rrezikon të shpërthejë

Hjuston nuk bie në qetësi, një<br />impiant kimik rrezikon të shpërthejë
TEKSAS- Një fabrikë kimike pranë qytetit të përmbytur të Hjustonit pritet të shpërthejë ose të përfshihet nga flakët në ditët në vijim.
 
“Gjatë reshjeve të mëdha, fabrika Arkema në qytetin e Crosby-t humbi fuqinë ftohëse të përbërjeve kimike të cilat duhet të mbahen në temperature të ftohta dhe nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar një zjarr të mundshëm”, deklaroi kompania.
 
Fabrika kimike e Arkemës mbylli prodhimin e saj të premten, por niveli i ujit prej më shumë se 100 cm në zonën e përmbytur ka lënë pa energji impiantin, thuhet në deklaratën e kompanisë.
 
“Gjeneratorët gjithashtu u përmbytën dhe tashmë çdo gjë është në mëshirë të fatit”, vijon deklarata.
 
Impianti prodhon peroksidet organike dhe kimikatet e ruajtura në magazina mund të bëhen të rrezikshme në temperatura më të larta.
 
"Materialet tani mund të shpërthejnë dhe të shkaktojnë një zjarr intensiv", tha menaxheri i kompanisë, Richard Rower për agjencinë e lajmeve Reuters.
 
"Niveli i lartë i ujit dhe mungesa e energjisë elektrike, nuk na lënë asnjë mënyrë për ta parandaluar shpërthimin ose zjarrin", u shpreh Rower.
 
Autoritetet kanë avakuuar banorët në një rreze prej 2.4 km si masë paraprake.
 
Shërbimi Kombëtar i Motit amerikan ka parashikuar reshje të shumta të vazhdueshme mbi Teksasin lindor dhe Luiziana perëndimore, ndërsa deri tani kanë humbur jetën 25 persona dhe mbi 30 mijë banorë janë evakuuar.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’