Fenomeni i rrallë që do të shfaqet në qiell mbrëmjen e sotme do të shihet edhe në Shqipëri. Mbrëmja e 27 korrikut do të japë një spektakël të rrallë në qiell, teksa Hëna do të marrë një ngjyrë të kuqe “kërcënuese” për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e tokës.
Në vendin tonë i gjithë procesi do të nisë në orën 19:57. Në Shqipëri dielli perëndon në orën 20:02 dhe Hëna lind menjëherë me eklipsin. I gjithë eklipsi do të zgjasë 103 minuta dhe rreth 25 minuatat fundit saliteti i vetëm natyror që ka Toka do të shndërrohet në ngjyrë të kuqe.
Spektakli do të jetë i dukshëm pothuajse kudo në botë, me përjashtim të Amerikës së Veriut. Eklipsi tashmë do të fillojë gjatë kohës kur Hëna do të ngrihet mbi Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën.

Lajmi kryesor:
Sonte shfaqet ‘hëna e përgjakur’, paralajmërimi: Do të ketë lëkundje të fuqishme toke
