Hodhën tymuese në Kuvend, PS:
Të përjashtohen 7 deputetëEmrat

Hodhën tymuese në Kuvend, PS:<br />Të përjashtohen 7 deputetëEmrat<br /><br>
Një ditë pas nisjes së procedimit penal nga policia për 10 deputetë të opozitës, Partia Socialiste ka depozituar kërkesën në Byronë e Kuvendit ku kërkon përjashtimin për 10 ditë nga punimet e Parlamentit të 7 deputetëve të PD dhe LSI, pas incidenteve në seancën e zgjedhjes së Kryeprokurorës, ku u hodhën tymuese dhe sende të forta. 

Selia rozë kërkon përjashtimin e deputetëve Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Bardh Spahia, Kejdi Mehmetaj, Endri Hasa, Ervin Salianji dhe Indrit Braimllari. Byroja e Kuvendit do mblidhet nesër në 10:00 për të vendosur mbi kërkesën e Partisë Socialiste. 

Shtatë prej deputetëve të lartpërmendur janë të njëjtët nga grupi i 10 ligjvënësve të cilët një ditë më parë u proceduan nga policia për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të uniformave blu gjatë protestës jashtë Kuvendit ku u tentua të çahej kordoni i sigurisë nga mbështetësit e opozitës. Në kërkesën e maxhorancës për përjashtim me 10 ditë nga Kuvendi mungojnë Edi Paloka, Grida Duma dhe Floida Kërpaçi. Ata do procedohen në gjendje të lirë nga Prokuroria për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Deputetët për të cilët PS kërkon të përjashtohen

Monika Kryemadhi 

Flamur Noka 

Bardh Spahia 

Kejdi Mehmetaj 

Endri Hasa 

Ervin Salianji

Indrit Braimllari

Deputetët e proceduar në gjendje të lirë 

Akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike

Flamur Noka
Grida Duma
Edi Paloka

Akuzohen për kundërshtim të punonjësit të policisë

Monika Kryemadhi
Flamur Noka
Ervin Salianji
Endrit Braimllari
Kejdi Mehmetaj
Floida Kërpaci
Klevis Balliu
Gent Strazimiri

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?