Një 20-vjeçar është vënë në hetim pasi gjatë zhvillimit të derbit mes Tiranës dhe Partizanit ka hedhur lëndë piroteknike në fushë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 20 vjeç, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes, dyshohet se ka hedhur lëndë piroteknike në fushë”, informoi policia e Tiranës.
Derbi numër 210-të mes Tiranës dhe Partizanit u mbyll 0-2 për 'Demat e Kuq'. Sfida e raundit të 15-të për Superligën, e cila u zhvillua në stadiumin 'Air Albania' një ditë më parë.
Komente









