Policia e Vlorës ka arrestuar një person pasi akuzohet për ndotje të ambientit. Mësohet në pranga ka rënë 56-vjeçari me inicialet D.M.
Sipas raportimeve ai ka ndotur ambientin duke hedhur pjesë automjetesh në vendin e quajtur “Tregu i fruta-perimeve”, në Nartë.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë
Vihet në pranga 1 shtetas, për ndotje të ambientit. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një kamionçinë që transportonte pjesë automjetesh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të territorit, arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 56 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini", Vlorë.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasi D. M. transportonte me një mjet kamion, mbetje makinash, të cilat i hidhte në vendin e quajtur “Tregu i fruta-perimeve” në Nartë, duke krijuar grumbuj mbetjesh, ndotje të rëndë të ajrit dhe prishje të strukturës së tokës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria e Policisë apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.
DVP Vlorë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
31.8%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 622
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Projektet/ ‘Rijetëzim për turizëm’, do bëhet Hotel vila 8100 m2 ku pushonte Enver Hoxha në Velipojë! Privatit dhe rezidencat qeveritare në Vlorë
21 Janar, 17:46
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Çarja e ujëmbledhësit të HEC në Bunec, kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo: U shkaktua nga mbingarkesa e ujit! Sot po punohet për vlerësimin e dëmeve
21 Janar, 14:32
-
Vlorë/ Iu gjetën doza kokaine dhe municion ushtarak në banesë, arrestohet 37 vjeçari
20 Janar, 12:19
-
Dëmshpërmblim për të përmbyturit në Vlorë, 600 mijë euro për 354 familje! Paratë kalojnë në llogaritë bankare në fund të Janarit
20 Janar, 12:02
-
Vlorë/ Përplasi për vdekje me makinë të riun, arrestohet shoferi 80-vjeç
20 Janar, 08:43
-
Aksident në rrugën e lumit të Vlorës, makina që drejtonte 80-vjeçari përplas motorin, humb jetën 22 vjeçari (VIDEO)
19 Janar, 15:14
-
Atentati për hakmarrje ndaj Kristian Markut, dyshime se qitësit janë nga Vlora! Kamerat kapën makinën e viktimës dhe autorëve
19 Janar, 10:46
-
Ylli Pata: 'Operacioni Beleri 2'/ Hisenë e kujt kërkon Vangjel Dule në Vlorë?
18 Janar, 21:17
-
Aksident në Vlorë-Fier, makina del nga rruga në fshatin Skrofotinë dhe kthehet përmbys! Një person mbetet i lënduar (VIDEO)
18 Janar, 19:35
-
Përmbytja nga HEC i Sasaj në Bunec kambanë alarmi/ Eksperti flet për Report Tv: S'ishte ngjarje e pa paralajmëruar, do të jenë 1 mijë HEC të vogla në Shqipëri! Ku po shkojmë?
18 Janar, 14:27
-
EKSKLUZIVE/ Pamjet me dron, dëmet nga përmbytjet e HEC Sasaj në Bunec! Banorët: Për 1 minutë mund të na kishte zënë brenda, na u bë gjëma (VIDEO)
18 Janar, 11:26
Kafshë, kafshë, kudo dhe në çdo gjë!!!!
Përgjigju