TIRANË- Protestuesi i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë që rrezikoi jetën e gazetarëve dhe qytetarëve duke u hedhur molotov gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës ka rënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për protestuesin Sokol Bushkolaj, 49-vjeç, i cili po ashtu është ndaluar nga uniformat blu edhe në protestën e 8 majit.

Ndaj tij rëndojnë 5 akuza, ndërsa për aktin e hedhjes së molotovit në drejtim të qytetarëve dhe gazetarëve, ndaj tij është ngritur akuza vrasje me dashje e mbetur në tentativë. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema siguroi edhe momentin kur protestuesi i arrestuar sulmon me molotovë. Bushkolaj shfaqet totalisht i maskuar me qëllim që të mos identifikohet nga policia.

I veshur me një bluzë të bardhë, sipër saj mban flamurin shqiptar, me një kapele në kokë, syze dhe maskë e doreza kirurgjikale, 49-vjeçari shfaqet i qetë mes njerëzve të tjerë, kur nxjerr molotovët dhe i hedh në drejt të godinës së bashkisë, ndërsa një prej tyre ra në drejtim të gazetarëve dhe qytetarëve.

Ai shpërfill edhe thirrjet e policisë, të cilët i kërkojnë të mos hedhë molotovë, ndërsa largohet mes pemëve për t'u fshehur. 

“Personi me bluzë të bardhë, flamur dhe me kapele të mos hedhë më lëndë piroteknike”, thotë policia.

Ndaj tij rëndojnë është ngritur akuza për veprën penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë. Po ashtu militanti i Rithemelimit apo i Partisë së Lirisë akuzohet për "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Goditjet për shkak të detyrës".

Ngjarja u dënua nga shoqatat e gazetarëve dhe AMA, të cilat kërkuan që autori të përballet me drejtësinë. Po ashtu, për protestën është vënë në hetim edhe një 22-vjeçar, K.B., banues në Tiranë.

1716972579_page.jpg

Sokol Bushkolaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:28
Me maskë e kapele, momenti kur protestuesi hedh molotov te protesta para Bashkisë! Rrezikoi qytetarët dhe gazetarët

Ky është momenti kur 49-vjeçari Sokol Bushkolaj, hedh molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranë në protestën e organizuar nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë.

Me një bluzë të bardhe dhe flamurin shqiptar, 49-vjeçari mban një maskë kirurgjikale në fytyrë dhe një kapele në kokë, ndërsa hedh molotovë, të paktën 2 prej tyre dallohen në këtë video të siguruar nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

Në video dëgjohen edhe forcat e policisë që dëgjohen t’i bëjnë thirrje që të mos hedhë lëndë piroteknike.

“Personi me bluzë të bardhë, flamur dhe me kapele të mos hedhë më lëndë piroteknike”, thotë policia.

Një prej molotovëve ra pranë qytetarëve dhe gazetarëve, duke u rrezikuar jetën.