Hodhi plehra dhe i dogji ato në rrugë, gjobitet një durrsak! Bashkia Durrës: Denonconi ndotjen e mjedisit

Hodhi plehra dhe i dogji ato në rrugë, gjobitet një durrsak! Bashkia Durrës: Denonconi ndotjen e mjedisit

Një person është gjobitur pasi u kap në flagrancë duke hedhur plehra në vende të papërshtatshme dhe më pas i vuri flakën atyre.

F.Gj., është gjobitur për ndotje të mjedisit në rrugën “Azem Hajdari” në zonën e ish-Kënetës. Policia Bashkiake e Durrësit u shpreh se kjo nuk është e përcaktuar dhe as e miratuar për venddepozitim dhe se njerëz të tillë të papërgjegjshëm ka shumë. Ndërsa Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale pasi ka shuar zjarrin ka pastruar tërësisht zonën nga mbetjet e grumbulluara.

Bashkia i bën thirrje të gjitha subjekteve dhe qytetarëve që mos të hedhin mbeturinat jashtë zonave të përcaktuara dhe të mos i vënë flakën pasi do të merren masat e parashikuara me ligj ndaj të gjithë atyre që kryejnë veprime të tilla të papërgjegjshme.

“Zero tolerancë për shkelësit e ligjit. Në këto ditë të vështira kur higjiena publike është po aq e rëndësishme sa edhe higjiena personale, zbatimi rigoroz i ligjeve dhe rregullave është jetik për të ndaluar përhapjen e COVID-19.  Ngjarje të tilla vetëm vështirësojnë punën e punonjësve të Ndërmarrjes së Shërbimeve të cilët prej datës 10 mars, kanë detyrë të shtuar edhe dezinfektimin e hapësirave dhe të institucioneve publike përveç menaxhimit të mbetjeve urbane ”, thotë drejtuesi i bashkisë Durrës Zhuljen Varfaj  duke ftuar qytetarët që të reagojnë dhe të mos qëndrojnë pasivë, por të denoncojnë në policinë bashkiake çdo veprim në dëm të mjedisit.

Për çdo shkelje të ligjit me pasojë ndotjen e mjedisit, qytetarët mund të denoncojnë në numrin fiks të Policisë Bashkiake, 052232250

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 16/03/2020 19:41

    KJO FOTO E TREGON SE C'FARE POPULLI JEMI, SESI E TRAJTOJME MJEDISIN DHE MBETJET...///EDHE THONI PASTAJ NA E KA FAJIN EUROPA QE NUK NA FUT NE EUROPE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin