Hoffman: Gjuha verbale në debatet
opozitë-qeveri,e fortë dhe e ngarkua

Hoffman: Gjuha verbale në debatet<br />opozitë-qeveri,e fortë dhe e ngarkua
TIRANE- Ambasadori gjerman në Shqipëri Helmut Hoffman thotë se mes opozitës dhe mazhorancës në vendin tonë ekziston një polarizim i fortë. Në një intervistë për gazetën “Dita”, ambasadori Hoffmann thotë se gjuha verbale e përdorur në debate është e fortë dhe e ngarkuar. Ambasadori Hoffmann i referohet kështu rastit të atentatit ndaj gazetarit Artur Ccani, duke u shprehur se mbas ngjarjes, përfaqësues të opozitës akuzuar kryeministrin Rama se qëndronte pas kësaj ngjarje.
 
“Mes opozitës dhe mazhorancës ekziston një polarizim mjaft i fortë. Kjo ka të bëjë me faktin e stadit të kulturës politike, e zhvillimit politik. Është sigurisht një proces që ka nevojë për kohën e vet, dhe këtu duhet të kontribuojnë të gjithë aktorët duke ndërmarrë rolet e tyre dhe duke treguar edhe mirëkuptim në ndarjen e këtyre roleve. Por sinqerisht na habit të gjithëve fakti sesi debatohet në publik. Gjuha verbale e zgjedhur është vërtetë e fortë dhe e ngarkuar . Psh, këto ditë kemi patur rastin e një atentati të ndërmarrë ndaj një gazetar, atentat i cili për fat të mirë dështoi. Cfarë ndodhi? Menjëherë ditën tjetër shikojmë në gazeta sesi përfaqësues të opozitës pa dashur të përmend emra, deklaronin se pas këtij atentati qëndronte figura e kryeministrit Edi Rama. Sa nder u bën kjo përfaqësuesve të opozitës, që janë gjithashtu figura prominente të këtij krahu politik që të dalin me deklarata të tilla?! Të hedhësh dyshime të tilla në publik, tek ne në Gjermani do të kish qenë e pamendueshme që të bësh një gjë të tillë. Sa për foton e zotit Rama me papagallin, sigurisht që ka shkallët e veta të pranueshmërisë një lloj publikimi i tillë. Mua personalisht më duket një foto e bërë me humor. Çka nuk do mund ta thoja në lidhje me fotomontazhin e realizuar në një rast tjetër, midis Ramës dhe Hitlerit. Këtë të fundit mua më mungojnë fjalët për ta komentuar”, tha ambasador Hoffman.
 
I pyetur nëse i referohej Berishës, ambasadori Hoffmann thekson se nuk dëshiron të përmendje emra.
 
Ndërkaq, ambasadori gjerman thotë se është i befasuar nga natyra në Shqipëri, si dhe nga zhvillimet pozitive të vendit tonë, dhe mikpritjen.
 
Sa i takon hapjes së Bunk’Art, ambasadori Hoffmann tha se është pozitive që njerëzve t’u tregohet kjo pjesë e historisë, për të treguar sesi regjimi e ka trajtuar njeriun.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)