TIRANË - Ambasadori i Gjermanisë Hellmut Hoffman është shprehur sot se ka ardhur koha që Shqipëria të projektojë një imazh të ri në botë dhe se Gjermania do të ndjekë me interes progresin e vendit në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformës në fushën e drejtësisë dhe përmirësimit të klimës ekonomike e sociale.
Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një takimi që ka pasur sot me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta në selinë e Kuvendit të Shqipërisë ku kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe evoluimin e tyre.
Kryetari i Kuvendit i ka uruar së pari, mirëseardhjen në Shqipëri, Ambasadorit Hoffman dhe është shprehur se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve kanë një rëndësi të veçantë, jo vetëm në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit, por edhe në planin dypalësh.
Ambasadori Hoffman, i cili po ashtu e uroi Metën pë detyrën e tij, e siguroi për forcimin e rolit mbështetës të Gjermanisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë por edhe përmes asistencës që Gjermania jep për mbarëvajtjen e punës së Kuvendit. Në fund të takimit, Hoffman theksoi se ka ardhur koha që Shqipëria të projektojë një imazh të ri në botë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com