TIRANE - Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Hellmut Hoffmann, shprehet i kënaqur me disa prej pikave të programit të qeverisë së re. Por, mbetet në pritje të mënyrës se si do të zbatohen ato.
Në një intervistë për televizionin "A1Report!", u shpreh optimist edhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të Gjermanisë me Shqipërinë. Diplomati Hoffmann foli për "A1 Report!" pas një udhëtimi 2-ditor në Shkodër dhe Pukë, organizuar nga ambasada gjermane në Tiranë dhe "GIZ Albania", ku u vizituan disa prej investimeve gjermane në vendin tonë, që kanë të bëjnë me energjitikën, infrastrukturën, ujësjellësat dhe investimet në shkolla.
Z.Ambasador! Ju keni pak kohë në Shqipëri dhe vendi ynë sapo është bërë me një qeveri të re. Cilat janë pritshmëritë tuaja dhe cila do të jetë mbështetja e Gjermanisë për Shqipërinë, sidomos në planin e integrimit të vendit, duke ditur që ky është edhe një nga projektet kryesore të qeverisë së re?
Gjermania ka një bashkëpunim më të suksesshëm tanimë me Shqipërinë, prej mëse 25 vitesh dhe ne konstatojmë me kënaqësi se do ta vazhdojmë më tej këtë bashkëpunim. Me interes të madh ndoqëm edhe publikimin e Programit të ri qeverisës, i cili u prezantua nga Kryeministri Rama.
Aty pata mundësinë të konstatoja disa pika vërtet pozitive, të cilat shkojnë në drejtimin e duhur. Do të përmendja të gjitha pikat, pra masat e marra në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian, konsolidimin e mëtejshëm të sigurisë ligjore në vend; po kështu edhe politikat e fqinjësisë së mirë. Mbetet të presim se si do të realizohen në praktikë këto pika. Përsa i përket bashkëpunimit në terma konkrete, ne kemi disa procedura të rregullta lidhur me këtë, takohemi rregullisht në kuadër të bisedimeve qeveritare. Takimet e ardhshme do të zhvillohen në nëntor të këtij viti; të shikojmë vazhdimin e bashkëpunimit.
Menjëherë pasi e majta shqiptare fitoi zgjedhjet e 23 qershorit, Kryeministri zhvilloi disa vizita në vendet fqinje, ku dhe deklaroi se partnerët strategjikë të Shqipërisë do të jenë Turqia, Greqia dhe Italia. Si gjendet Gjermania në këtë mes, duke ditur dhe mbështetjen e vazhdueshme të saj për Shqipërinë?
Ne vetëm mund të përshëndesim pikërisht faktin që Shqipëria ka dhe kujdeset të ketë marrëdhënie të mira me vendet fqinje dhe përtej tyre. Sigurisht, ky nuk është një konkurs bukurie, ku gjithësecili kërkon të shpallë vlerat e veta për të zënë vendin e parë. Por, nga këndvështrimi ynë, ne gëzohemi vërtet shumë nga zhvillimet pozitive që shënon Shqipëria në këtë drejtim. Ne, Gjermania, kemi marrëdhënie mjaft të mira me Shqipërinë dhe jemi mjaft optimistë që edhe Shqipëria ka interes në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve.
Paraardhësja juaj në detyrë, Carola Müller-Holtkemper, disa kohë para se t'i mbaronte mandati, është shprehur për problemet e biznesit në tërësi, por veçanërisht të atij gjerman në Shqipëri, në lidhje me mospagesën e TVSH-së nga ana e qeverisë. Cilat do të jenë tratativat tuaja që ky problem të mos thellohet dhe të marrë një zgjidhje përfundimtare?
Kjo çështje është një problem që na ka preokupuar jo pak dhe me të cilin po përballemi prej shumë kohësh. Ne shpresojmë shumë që të gjejmë një zgjidhje në këtë drejtim, e cila do të ishte në interes jo vetëm të marrëdhënieve ekonomike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, por edhe në interes të projekteve të cilat realizohen në Shqipëri me financa dhe fonde të taksapaguesve gjermanë. Unë jam shumë optimist që ky problem, përmes kontakteve të vazhdueshme që do të kem me Qeverinë e re, do të gjejë një zgjidhje pozitive.

(Ambasadori gjerman Hoffman gjatë intervistës)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com