Hoffmann: Hapja e dosjeve të komunizmit
me rëndësi, Arvizu: Mos fshihet e kaluara

Hoffmann: Hapja e dosjeve të komunizmit<br />me rëndësi, Arvizu: Mos fshihet e kaluara
TIRANE- Hapja e bunkerit anti-bërthamor të periudhës së diktaturës ka surprizuar edhe ambasadorët e Gjermanisë dhe SHBA-ve në vendin tonë, të cilët morën pjesë në këtë aktivitetet. Për mikrofonin e “A1 Report”, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Helmut Hoffmann u shpreh se bunkeri ishte një surprizë e vërtetë, nisur edhe nga hapësira dhe mënyra e ndërtimit. Ambasadori Hoffman tha se shqiptarët duhet të përballen me të shkuarën, duke theksuar se hapja e dosjeve të komunizmit do t’i shërbejë shoqërisë.
 
Ndërkaq, edhe ambasadori amerikan në vendin tonë Aleksander Arvizu tha se “hapja e bunkerit është një eksperiencë e jashtëzakonshme”, duke shtuar se të gjithë u habitën nga madhësia e këtij kompleksi.
 
Ambasadori Arvizu u shpreh se është më rëndësi që njerëzit të dinë më shumë për periudhën e Komunizmit, duke mos fshehur të kaluarën.
 
Hoffmann: Hapja e dosjeve të komunizmit do i shërbejë shoqërisë

Zoti Hoffmann si e vlerësoni këtë event, që zhvillohet në një vend të vaçantë dhe sekret për shumë nga qytetarët shqiptarë për mbi 20 vjet?
Ishte një surprizë ajo që pashë këtu, nuk e prisja diçka të tillë. Në mëngjesin e sotëm organizatorët më thanë se do të ishte një strukturë e madhe, por mendova do të jetë një bunker si vogël nga ata që ju keni shumë në vend. Regjimi hoxhist duket se ka harxhuar shumë energji për ndërtimin e këtij bunkeri, ndërkohë që vendi ishte i zhytur në varfëri të madhe. Kjo është e para, së dyti jam shumë i impresionuar që ky bunker është i hapur tashmë dhe do të jetë i hapur për publikun. E them me bindje se kjo është pikërisht gjëja e duhur për të bërë, por jo vetëm bunkeri, por ka dhe ekzibicione artistike. Siç tha dhe kryeministri, që besoj ishte një fjalim i shkëlqyer, është shumë e rëndësishme të përballeni me të shkuarën, si një mënyrë e mirë për të ecur para.
 
Gjermania ka hapur dosjet e periudhës komuniste të pjesës Lindore, a ka ardhur koha edhe për Shqipërinë që t’i hapë dosjet e regjimit, për të kuptuar kush janë ata persona që kanë futur në burg mijëra njerëz?
Shiko mund vetëm të them, se ne në Gjermani jemi përballur me disa situata të ngjashme të vështira. Si me periudhën e regjimit katastrofik nazist, dhe më pas me regjimin e Republikës Demokratike gjermane, duke hapur dosjet e shërbimit sekret “Stasi”. Në të dyja rastet ne hapëm dosjet, dhe kur u hapën ato të periudhës komuniste të Gjermanisë Lindore, pati shumë njerëz që u shokuan, pasi mësuan se shumë nga miqtë e tyre të ngushtë ishin spiunë ose bashkëpunëtorë të regjimit. Por pavarësisht se ishte një eksperiencë pak e hidhur, është një hap i shëndetshëm. Pra mund të them që në fund ishte diçka shumë pozitive për ne. Dhe besoj se edhe te ju do të jetë diçka që do i shërbejë shoqërisë, por ky është një debat që shqiptarët duhet ta zgjidhin me njeri-tjetrin.
 
Arvizu: Jo me propagandë duke fshehur të kaluarën, të thuhet e vërteta

Zoti Arvizu, cili është opinioni juaj në lidhje me këtë event, prisnit që Bunkeri të ishte në këtë përmasë?
Arvizu, faleminderit Arbër për këtë mundësi, është një eksperiencë e jashtëzakonshme, mendoj se shumë shqiptarë nuk e dinë, por është një kompleks i tillë edhe në qytetin e Gjirokastrës. Poshtë Kalasë, por pak më i vogël. Besoj se të gjithë ne u habitëm me madhësinë e këtij kompleksi. Dhe mendoj se fjalimi i kryeministrit ishte i shkëlqyer, dhe mendoj se ishte një ide e shkëlqyer nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Kulturës që bashkëpunuar mes tyre. Mendoj se duhet të bëhet më shumë publicitet për këtë strehim, dhe më shumë njerëz duhet ta dinë. Unë gjithmonë kam menduar se është diçka e mirë që të ketë një muzeum për periudhën komuniste. Ndoshta dhe banesa e Enver Hoxhës në Bllok, mund të jetë një muzeum. Sepse është shumë e rëndësishme që njerëzit të dinë më shumë për atë periudhë. Mënyra më e mirë për të kuptuar të shkuarën, është duke patur një vlerësim të qartë dhe objektiv. Jo me propagandë dhe duke fshehur të kaluarën, por duke e nxjerrë të vërtetën. Mendoj se ky është një projekt shumë i mirë, dhe kjo duhet të sjellë më shumë shtetas të huaj ta vizitojnë këtë vend. Por më e rëndësishmja mendoj se të rinjtë, studentët duhet të vijnë ta kenë me detyrim ardhjen e tyre, qoftë edhe njëherë këtu, dhe të njihen me të shkuarën.


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën