Hoffmann: Interesante ajo që pashë
në Bunk’art,të kthehen në muzeume

Hoffmann: Interesante ajo që pashë<br />në Bunk’art,të kthehen në muzeume
TIRANE- Ambasadori gjerman në Shqipëri, Helmut Hofmann, i pranishëm në aktivitetin "Jo Komunizmit" gjatë ditës së sotme vlerësoi hapjen e bunkerit të strehimit nuklear, "Bunk'art". Sipas Hoffmann është shumë e rëndësishme që të gjitha bunkeret e komunizmit të hapen e të kthehen në qendra muezeale, pasi në këtë mënyrë njihemi me të shkuarën e vendit.

Gjatë një aktiviteti të organizuar nga shoqëria civile ku ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për hapjen e dosjeve, edhe kreu i delegacionit gjerman në vendin tonë ka shprehur rëndësinë e hapjes së dosjeve të komunizmit, edhe pse ka theksuar se kjo paraqet vështirësitë e veta.
 
“E di që kjo është shumë e vështirë por e rëndësishme. Nga eksperienca gjermane them që ky është një projekt i vështirë. Ka qenë e vështirë sepse akoma Gjermania po përballet me këtë problem. Nuk është një problem vetëm i Parlamentit apo shoqërisë, por dhe familjeve për të përballuar të kaluarën. Po ndjek me kujdes me kujdes çfarë po ndodh me ju. Kam qenë në muzeun që u hap, “Bunk’art” dhe ka qenë interesante ajo që pashë. Dhe mendoj se është gjëja më e rëndësishme që këto vende të kthehen në muzeume për të kujtuar çfarë ka ndodhur. Duhet edhe t'i mbeshtesim këto inicativa, ashtu sic tha dhe kryeministri Rama në hapjen e "Bunk'art" është një ere e re për Shqipërinë”, u shpreh ambasadori Hoffmann.

Ambasadori gjerman Hofmann ishte prezent në hapjen e “Bunk'art” më datën 22 nëntor. Bunkeri 5-katësh anti-bërthamor i ish-diktatorit Enver Hoxha përmban 106 dhoma, tashmë i kthyer në një qendër artistike-historike ndodhet në Shish-Tufinë, pranë batalionit mbështetës të Shtabit të Përgjithshëm. “Bunk'art” do të qëndrojë i hapur për publikun deri në datën 25 dhjetor.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën