Ndër veprat më të mira të paraqitura këtë vit janë: byrzylyku që mbane gruaja e perandorit Maksimilian i Dytë; një organo mekanike antike e përdorur nga Bethoven; një pikturë e rrallë e Shën Mërisë dhe Jezu Krishtit, e cila zotërohej dikur nga Napoleoni III, si edhe një vepër e Salvador Dalisë: goja e Merlin Monrosë punuar më rubinë dhe perla.
Në fakt, kjo ekspozitë që sivjet mbushi 25 vjec shënohet si një prej aktiviteteve të më mëdha të artit botëror.
Risia e këtij viti është ekspozimi i skulpturave të Rilindjes dhe të Klasikëve të rinj.
Drejtuesit e ekspozitës thonë se vetëm në vitin 2011 u shënuan më shumë se 55 mijë vizitorë në fare pak ditë, ndërsa blerja e këtyre “perlave” të artit botërore ka një rritje të madhe. Por, blerësit mbeten konfidencialë.
(aq/shqiptarja.com)