Holandë, arrestohen 4 persona
të dyshuar për terrorizëm

Holandë, arrestohen 4 persona<br />të dyshuar për terrorizëm<br>
Policia në Roterdam të Holandës ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje ne aktivitete terroriste. Tre prej të dyshuarëve ishin holandezë dhe njëri suedez.

Të dyshuarit holandezë vinin nga Vlaardingen, Delft dhe Gouda dhe u arrestuan në një makinë në qendër të Roterdamit pak pas mbërritjes së 29 vjeçarit nga Suedia të dielën.

Një zëdhënës i departamentit të prokurorisë tha se nuk ka dëshmi se të katër të dyshuarit ishin duke planifikuar një sulm dhe asnjë eksploziv apo armë nuk u gjetën në shtëpitë e tyre.

"Megjithatë, policia dhe ministria e drejtësisë janë të gatshëm të ndërhyjnë kur bëhet fjalë për parandalimin e sulmeve terroriste", tha zëdhënësi.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', era favorizon përhapjen e flakëve

Gjirokastër/ Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', era favorizon përhapjen e flakëve