Holandë, Bushati: Orientimi drejt
BE ka sjellë stabilitet në Ballkan

Holandë, Bushati: Orientimi drejt<br />BE ka sjellë stabilitet në Ballkan
EINDHOVEN - “Orinetimi drejt Bashkimit Evropian dhe angazhimi i vendeve të rajonit në procesin integrues të tyre, ka krijuar stabilitet në Ballkanin Perëndimor.” Deklarata është bërë nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në fjalën që ai ka mbajtur sot fjalën në Institutin Clingendael në Hollandë me temë “Kur është një rajon një rajon i vërtetë? Disa mendime mbi Ballkanin Perëndimor”.

Në fjalën e tij Ministri Bushati vlerësoi procesin e integrimit, çka sipas tij ka vënë në lëvizje vendet e rajonit duke rritur bashkëpunimin mes tyre dhe krijuar stabilitet.

“Vlen të përmendet se orientimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së ka krijuar gjithashtu një shkallë solidariteti ndërmjet vendeve tona. Por, deri ku shkon ky solidaritet i frymëzuar nga Brukseli? Kriza në Ukrainë ka treguar se ai ka kufijtë e tij kur interesat dhe axhendat kontradiktore kombëtare vihen në lojë. Shqipëria ka një rekord absolut në pozicionimin me BE-në në politikën e jashtme; jo të gjithë në Ballkanin Perëndimor e kanë. Kjo do të thotë se ne ende nuk jemi dhe nuk veprojnë si një rajon i vërtetë”, thekson Bushati.As Bashkimi Evropian dhe as Ballkani Perëndimor nuk e kanë luksin të mbeten peng e një qasjeje pasive dhe procesi i anëtarësimit në BE të mbetet një perspektivë e largët” është shprehur Bushati

Por nga ana tjetër Ministri ka sjellë në vëmendje edhe vështirësitë që ka pasur rajoni i Ballkanit këto 20 vite, duke marrë si shembull edhe vizitën e Kryeministrit Rama në Beograd, e para e një kryeministri shqiptar në Serbi pas 67 vitesh. Kjo sipas Bushatit tregon vullnetin e rajonit për të bashkëpunuar në kuadër të procesit integrues.,

“Ballkani Perëndimor ka pasur një rrugë të vështirë gjatë dy dekadave të fundit: kemi parë fqinjët tanë teksa përjetonin gjakderdhje, shkatërrim e dobësi; si një demokraci e re, edhe ne kemi pasur sfidat tona. Por, tashmë kemi filluar të kuptojmë njëri-tjetrin, rëndësinë e vlerësimit të dallimeve tona dhe shfrytëzimin e pikave të forta që kemi. Më lejoni t’ju jap një shembull: nëntorin e kaluar, Kryeministri i Shqipërisë zhvilloi vizitën e parë të një lideri shqiptar në Serbi që prej vitit 1946. Kjo nuk ishte e lehtë, por ndihmoi për të krijuar kushtet për një marrëdhënie normale mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila është kyç për stabilitetin demokratik të rajonit dhe avancimin e saj drejt BE-së”. tha ai

Ditmir Bushati ka vlerësuar edhe samitin e Berlinit të mbajtur në gusht të vitit të kaluar, që sipas tij është një mundësi për të rigjallëruar procesin e integrimit në BE për vendet e rajonit.

 “Gushtin e kaluar, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, drejtoi Samitin në Berlin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo që ne e quajmë “Procesi i Berlinit”, është një mundësi për të rigjallëruar procesin e pranimit në BE dhe për ta ndihmuar atë të mbetet një mjet për të transformuar Ballkanin Perëndimor në një entitet me demokraci të qëndrueshme dhe ekonomi të begatë. Këtë gusht që vjen, Procesi i Berlinit do të vazhdojë me një tjetër Samit në Vjenë. Përpara Samitit, Shqipëria në mënyrë aktive po koordinon përpjekjet për të pasur një paketë koherente të projekteve infrastrukturore që do të rrisnin lidhjen e rajonit. Unë besoj se është në interesin e të gjitha shteteve anëtare të BE-së dhe veçanërisht i Holandës, që ky proces te jetë i suksesshëm”, theksoi Bushati. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve