Slobodan Praljak, 72 vjeç, ndërroi jetë në spital pak pasi kishte kapërcyer një lëng të hedhur në një gotë të vogël. Teksa dëgjonte vendimin që e dënonte me 20 vjet burg, ai bërtiti fort dhe tha “nuk jam kriminel”, duke pretenduar pafajësinë e tij.
Ndërkohë, kroato-boshnjakët kanë mbajtur një seancë përkujtimore në nder të Praljak, të cilin e konsiderojnë një hero. Ndërsa kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, përmes një deklarate sulmoi gjykatën e Hagës që e procesoi 72-vjeçarin.
Rikonfirmimi i dënimit me 20 vjet burg ndaj Praljak dhe 5 të pandehurve të tjerë, bashkëpunëtorë të tij, i dha fund një pune thuajse 20-vjeçare të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi.
Vetëvrasja e ish-ushtarakut nuk është e para që ndodh në Hagë gjatë kësaj periudhe. Slavko Dokmanoviç, një tjetër kroato-boshnjak i akuzuar për krime lufte, u vetëvar në qelinë e tij në vitin 1998. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Milan Babiç i dha fund jetës po ambientet e qelisë në vitin 2006.
G.F. / Shqiptarja.com









